LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Prokurorial reagon pas deklaratës së ish-kryetarit të Supremes për rastin e Agonis Tetajt

Këshilli Prokurorial reagon pas deklaratës së ish-kryetarit të Supremes për rastin e Agonis Tetajt

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka reaguar lidhur me deklarimet e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani dhe atakimet e tij ndaj Kryeprokurorit të Shtetit dhe institucionit të Prokurorit të Shtetit lidhur me veprimet e ndërmarra në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.

KPK konsideron se atakimet nga jashtë në punën dhe kompetencat e Kryeprokurorit të Shtetit përveç se janë të papranueshme, përbejnë edhe ndërhyrje në pavarësinë institucionale dhe kushtetuese të institucionit të Prokurorit të Shtetit, aq me tepër kur atakimet e tilla bëhen nga një ish-Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës.


“Këshilli Prokurorial i Kosovës mbështet punën e pavarur dhe profesionale të Kryeprokurorit të Shtetit në ushtrimin e detyrave dhe kompetencave të tij të përcaktuara me Kushtetutë dhe aktet tjera ligjore, si dhe qëndron fuqishëm në përkrahje të punës së tij në zbatim të ligjshmërisë”, thuhet në reagimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ndryshe, ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, ka komentuar vrasjen e Agonis Tetajt, e cila ndodhi në shtatorin e vitit 2018 në kompaninë “Gogaj AG” në Deçan dhe vendimin e prokurorit të rastit për ricilësimin e kësaj vepre nga “vrasje e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia”.

Hasani vlerëson se ricilësimi i kësaj vepre ishte i duhur, pasi që, sipas tij, është e vështirë të besohet se ka pasur një motiv a qëllim që të kryhet ajo vrasje.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme për rastin e Agonis Tetajt: Besoj se aty ka pasur vrasje nga pakujdesia
Lexo po ashtu Ish-kryetari i Gjykatës Supreme për rastin e Agonis Tetajt: Besoj se aty ka pasur vrasje nga pakujdesia

“Unë e kam pa. Vërtet është e tmerrshme ajo për familjen e viktimës, por edhe për familjen e autorit të kësaj vrasje. Mirëpo, ligji te ne njeh 3 lloj vrasje, ligji, por edhe çdokund e drejta penale në botë, njeh 3 lloj vrasje, vrasjet e rëndomta, të rënda, por edhe vrasje të privilegjuara, ose vrasje nga pakujdesia. Domethënë vetë fjala vrasje nga pakujdesia do të thotë kur ti je i pakujdesshëm, i pavëmendshëm dhe e vret tjetrin pa pasur dashje për ta vrarë”, ka thënë Hasani në DTV.

Për deklaratë të Hasanit ka reaguar edhe Isuf Tetaj, babi i Agonis Tetajt i cili ishte vrarë në vendin e tij të punës në Deçan. Ai i është drejtuar me një letër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në letrën drejtuar ministres Haxhiu, babi i të ndjerit Agonis Tetaj ka shprehur shqetësim për deklaratat e Hasanit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Kalo në kategori