LAJMI I FUNDIT:

Babi i Agonis Tetajt i shkruan letër Albulena Haxhiut, shpreh shqetësimin e tij për deklaratën e Fejzullah Hasanit

Babi i Agonis Tetajt i shkruan letër Albulena Haxhiut, shpreh shqetësimin e tij për deklaratën e Fejzullah Hasanit

Isuf Tetaj, babi i Agonis Tetajt i cili ishte vrarë në vendin e tij të punës në Deçan, i është drejtuar me një letër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas deklaratave të ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fezjullah Hasani, ku ky i fundit deklaroi se beson që ka qenë vrasje nga pakujdesia.

Në letrën drejtuar ministres Haxhiu, babi i të ndjerit Agonis Tetaj ka shprehur shqetësim për deklaratat e Hasanit.


“Reagimi i fundit i z. Fejzullah Hasani , dje në publik dhe kualifikimi sipas tij i rastit të vrasjes së djalit tim si vrasje nga pakujdesia, nuk mund të cilësohet si deklarim I një qytetari të thjesht pavarësisht nëse ai momentalisht mban ndonjë pozitë në sistemin gjyqësor apo prokurorial. I njëjti ka bartë përgjegjësi të lartë në institucionin e drejtësisë duke drejtuar gjykatën supreme të Kosovës për shumë vite. Nuk jam shumë i sigurt ju mund ta keni informatën nëse i njëjti z. Fejzullah Hasani gëzon ende benificione nga gjyqësori i Kosovës apo jo”, shkruan Tetaj në letrën e tij drejtuar ministres Haxhiu.

Lidhur me deklaratën e Fejzullah Hasanit, ka reaguar sot edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, respekton mendimin e lirë, mirëpo kurrsesi nuk pajtohet me konstatimet, interpretimet dhe diskutimet e rastit individual penal nga ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, pa pasur të dhëna të mjaftueshme dhe të verifikuara me kujdes”, thuhej në reagimin e Lumezit.

Deklarata e Fejzullah Hasanit rreth rastit të vrasjes së Agonis Tetajt, reagon Kryeprokurori i shtetit
Lexo po ashtu Deklarata e Fejzullah Hasanit rreth rastit të vrasjes së Agonis Tetajt, reagon Kryeprokurori i shtetit

Telegrafi më poshtë ua sjell letrën e plotë pa ndërhyrje:

E nderuar znj. Ministre Haxhiu,

Po ju shkruaj në cilësinë e prindit të shqetësuar, që kam djalin e vrarë në vendin e punës dhe procesi gjyqësor u ri hap pas reagimit tim publik dhe reagimit të madh qytetar dhe me kërkesën e kryeprokurorit dhe vendimit të trupit gjykues në Pejë është vendosur një Prokuror tjetër serish I prokurorisë së Gjilanit.

E nderuar Ministre, ju falënderoj shumë për reagimin e juaj publik dhe mbështetjen morale për mua dhe familjen time, në këtë periudhë shumë të vështir që ne si familje po e kalojmë. Thirrja e juaj për drejtësi në lidhje me tendencën e orkestruar nga ish Prokurori Agron Uka nga Gjilani dhe av. Besnik Berisha që të ricilësim vepra penale e vrasjes së djalit tim nga vrasje e rëndë me dashje, në vrasje nga pakujdesia ishte një mbështetje shume e madhe për neve dhe shpresë së drejtësia do të vendoset në vend.

Reagimi I fundit i z. Fejzullah Hasani , dje në publik dhe kualifikimi sipas tij I rastit të vrasjes së djalit tim si vrasje nga pakujdesia, nuk mund të cilësohet si deklarim I një qytetari të thjesht pavarësisht nëse ai momentalisht mban ndonjë pozitë në sistemin gjyqësor apo prokurorial. I njëjti ka bartë përgjegjësi të lartë në institucionin e drejtësisë duke drejtuar gjykatën supreme të Kosovës për shumë vite. Nuk jam shume i sigurt ju mund ta keni informatën nëse i njëjti z. Fejzullah Hasani gëzon ende benificione nga gjyqësori i Kosovës apo jo.

– A e ka të qartë ky zotëri çka do të thotë ky lloj cilësimi I veprës dhe se ky deklarim ndikon direkt në drejtësi.

– A thua edhe ky zotëri është njëri prej kontribuuesve kryesor që ne kemi dhe kishim drejtësinë në Kosovë në këtë nivel.

– Si mundet z. Fejzullah Hasani të reagoj në këtë formë për një rast penal në procedurë gjyqësore hiq pa I lexuar shkresat e lëndës dhe pa pasur një vendim nga gjykata.

– A thua z. Fejzullah Hasani mund të ketë relacione me ish prokurorin z. Agron Uka apo edhe ish kryeprokurorin Jetish Maloku(vijnë nga I njëjti regjion) dhe I njëjti provoj të mohoj drejtësinë për vrasjen e djalit tim, duke e ri cilësuar tani serish në publik në cilësinë e ekspertit dhe ish funksionarit.

– Z. Fejzullah Hasani si krejt normale e paska konsideruar edhe takimin për kafe të Av. Besnik Berisha me ish prokurorin Agron Uka dhe Z. Jetish Maloku në restorantin Planet të Gjilanit derisa përgatitej deklarimi për ri kualifikimin e veprës.

– A thu pse av. Besnik Berisha I jep publicitet kësaj deklarate të z. F. Hasani apo mos ndoshta I njëjti mund të jetë I “financuar” për një deklarim të tillë publik.

– A thu a do ta kalojë vetingun ky ish kryetar I gjykatës supreme dhe a ka pasuri të pajustifikuar I njëjti.

– Pse rastis në shume raste e kemi gjithnjë avokat këtë z. Besnik Berisha a thu për shkak të aftësisë se tij profesionale apo për shkak te lidhjeve të tij me gjyqësorin, sistemin e drejtësisë dhe ndikimeve kriminale?

Jam I dëmtuar rënd nga vrasja e djalit tim dhe më lejohet edhe të paragjykoj këtë gjë deri sa I njëjti deklarohet në këtë mënyrë, direkt me këtë deklaratë ka provua me e ndiku drejtësinë kjo është një vepër penale.

– Cila është arsyeja që ai bënë këtë ndërhyrje?. /Telegrafi/