Smajl Latifi kërkon që masat kundër pandemisë të jenë në përputhje me specifikat e komunave
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pas vendosjes së masave të reja si pjesë e parandalimit të përhapjes së COVID-19.
Latifi, në një postim në Facebook, ka shkruar se Qeveria nuk është koordinuar me kryetarët e komunave për masat e reja.
“Vendimi i Qeverisë për kufizimet shtesë është i ngutshëm dhe jo i koordinuar me komunat. Produktet e fermerëve tanë janë të gatshme për treg. Gjatë ditës kam marr shqetësimet e shumë prej tyre që tani në këtë kohë kanë produkte të gatshme për treg”, ka shkruar Latifi.
Postimi i plotë i Latifit:
“Vendimi i Qeverisë për kufizimet shtesë është i ngutshëm dhe jo i koordinuar me komunat. Produktet e fermerëve tanë janë të gatshme për treg. Gjatë ditës kam marr shqetësimet e shumë prej tyre që tani në këtë kohë kanë produkte të gatshme për treg.
Investimet në këtë sektor për të arritur deri te produktet finale janë të mëdha. Në mungesë të tregut, humbjet do të jenë të pashmangshme. Situatë të njëjtë kemi pasur edhe vitin e kaluar, ku fermerët tanë janë dëmtuar dhe deri më tani nuk janë dëmshpërblyer, sikundër që nuk janë përfshirë në pakot e rimëkëmbjes ekonomike.
Kërkojmë që masat kundër pandemisë të jenë në përputhje me specifikat e komunave, konkretisht Rahoveci si trevë bujqësore të trajtohet me kujdes”, ka shkruar Latifi.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar dje masa të reja për parandalimin e mëtutjeshëm të përhapjes së coronavirusit.
Masat e reja parashohin 46 pika të ndryshme lidhur me parandalimin e përhapjes së pandemisë të cilat erdhën si pasojë e rritjes së numrit të rasteve pozitive dhe vdekjeve që u regjistruan gjatë ditëve të fundit si pasojë e COVID-19.
Qytetarëve në të gjithë territorin e Kosovës me vendimin e ri nuk do t’u lejohen lëvizja e lirë nga ora 10 e mbrëmjes deri në orën 5 në mëngjes, përveç rasteve të natyrës urgjente.
Vendimi gjithashtu parasheh edhe që qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë të kenë test negativ për COVID-19.
Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.
Përjashtim bëjnë qytetarët që largohen nga Kosova brenda 3 orëve, transportuesit, qytetarët që kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar dhe diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë dhe familjarët e tyre.
Gjithashtu, institucionet publike dhe private të arsimit para-universitar do të kalojnë në mësim “online” nga 12-18 prill, ndërsa ato universitare nga 6-18 prill. Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6-18 prill.
Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim ‘merr me vete’, ‘dërgesë me porosi’ dhe ‘drive-through’.
Vendimi ndalon edhe veprimtarinë e qendrave të mbyllura tregtare përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre siç janë marketet ushqimore dhe farmacitë nga data 6-18 prill, ndërsa në qendrat e hapura tregtare lejohet aktiviteti duke i respektuar masat dhe rekomandimet.
Kosova ka shënuar në 24 orët e fundit 489 raste pozitive dhe 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 94,656 raste nga 451,922 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,934 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 745 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 78,702 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14,020. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak