Aktori me famë ndërkombëtare, Jim Belushi, i ka befasuar të gjithë me postimin e tij të fundit në rrjetin social Twitter.
Aktori i cili vite më parë ishte shprehur në një intervistë për origjinën e tij nga Shqipëria, ka konfirmuar në statusin e tij të fundit në Twitter, se ndjehet 100 për qind shqiptar.
Ai ka bërë një shkrim të shkurtër, duke iu kërkuar të gjithë fansave të tij shqiptarë anë e kënd globit që ta shpërndajnë atë sa më shumë, në mënyrë që të krijojë kështu një lidhje edhe më të afërt me ta.
If you’re Albanian retweet this, I’d love to connect with more of my Albanian brothers and sisters on this platform 🇦🇱
— Jim Belushi (@JimBelushi) April 6, 2021
“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, ka shkruar aktori i filmave hollivudianë në statusin e tij.
I njëjti ka vendosur edhe si emoji flamurin shqiptarë, me çka ka bërë që rishpërndarja nga shqiptarët në Twitter të bëhet me të madhe.
Jim Belushi, emri i vërtetë i të cilit është James Adam Belushi, është i lindur më 15 qershor 1954, në Çikago, nga prindërit Adam Anastos Belushi (1918-1996), një shqiptar me prejardhje nga Korça, dhe Agnes Demetri Belushi (1922-1989), e cila ka lindur në Ohajo, nga një familje shqiptare, emigrantë nga Korça. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kanë një dashuri të madhe, por zbulohen arsyet që çuan në një krizë në mes të Ben Affleck dhe Jennifer Lopez
Diddy akuzohet për një tjetër rast pas videos ku shihet duke e rrahur ish-partneren e tij
Momente gazmore në shtëpinë e Big Brother – Romeo bën ‘strip’ për Heidin dhe Eglën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251