LAJMI I FUNDIT:

Jason Derulo do bëhet baba për herë të parë

Jason Derulo do bëhet baba për herë të parë
Jason Derulo (Foto: Instagram)

Artisti i popullarizuar amerikan, Jason Derulo, ka njoftuar se po bëhet baba.

Ai dhe e dashura e tij, modelja Jena Frumes, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.


Këngëtari, 31 vjeçar, bëri të ditur lajmin në rrjete sociale duke publikuar një video së bashku me Jena.

View this post on Instagram

A post shared by JENA (@jenafrumes)

“Nuk mund të isha më i emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën tonë”, ka shkruar ai.

Modelja amerikane në anën tjetër publikoi një fotografi përkrah partnerit me përshkrimin, “Nëna dhe babai”.

Videoja e Jason solli disa pamje të mahnitshme me lëvizje të ngadalta të çiftit që po ecnin përreth një plazhi pak para perëndimit të diellit.

Frumes theksoi linjat trupore në një fustan rozë të shkurtër e po ashtu kishte vënë në pah barkun e rrumbullakosur.

View this post on Instagram

A post shared by Jason Derulo (@jasonderulo)


Në gusht, Derulo deklaroi për Page Six se ai u takua me modelen dhe yllin e Instagramit në palestër pak para fillimit të pandemisë së coronavirusit.

“Ne të dy kemi dëshirë të ngjashme për të punuar gjatë gjithë kohës dhe unë e kisha parë atë më parë dhe pastaj herën e dytë, unë vendosa që të flisja me të dhe pjesa tjetër është histori”, ka thënë ai.

Para se të fillonte romancën e re në karantinë, ylli amerikan ka qenë në lidhje me Daphne Joy dhe më parë me Jordin Sparks. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Jason Derulo (@jasonderulo)