Të hënën më 22 mars, është caktuar mbajta e seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës kur edhe pritet që të votohet kryetari i këtij institucioni dhe nënkryetaret e saj.
Pas kësaj u.d i Presidentit të vendit do të mandatoj kandidatin për kryeministër të ardhshëm.
Në ndërkohë tash e disa ditë janë publikuar disa nga emrat që mund të jenë ministra kabinetit të ardhshëm të Qeverisë Kurti 2.
Kryetar i Kuvendit, pritet të jetë Glauk Konjufca, Ministrinë e Punëve të Jashtme pritet ta drejtojë Donika Gërvalla, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, Ministrinë e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ministrinë e Shëndetësisë pritet ta udhëheq Arben Vitia, ndërsa Faton Peci ose Hajrullah Çeku janë përmendur si kandidatë për ministër të Kulturës, mirëpo ende nuk dihet nëse Faton Peci do të kalojë të udhëheq Ministrinë e Bujqësisë, kurse Çeku do të mbetet në Ministrinë e Kulturës.
Albulena Haxhiu është përmendur si kandidate për ministre të Drejtësisë, Besnik Bislimi dhe Hekuran Murati janë përfolur si kandidat të mundshëm për të drejtuar Ministrinë e Financave, por edhe që Besnik Bislimi të jetë zv.kryeministër, ndërsa Rozeta Hajdari si kandidate për ministrinë e Tregtisë.
Ministrinë e Mjedisit pritet ta udhëheq Liburn Aliu, kurse Ministrinë e Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi. Ende nuk dihet për post ministror nga Lista Serbe dhe komuniteti serb në vend.
E nëse këta persona marrin poste ministrore, atëherë këta emra pritet që në Kuvendin e Kosovës të zëvendësohen me deputetët e rinj të cilët kanë marrë vota të mjaftueshme në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Zëvendësimi i deputetëve është i rregulluar edhe me Kushtetutë të Kosovës.
Në bazë të nenit 70, pika 3 të Kushtetutës së Kosovës, thuhet se “mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai emërohet anëtarë i Qeverisë së Kosovë. Pika 4 e këtij neni po ashtu përcakton se vendet e liruara të deputetëve në Kuvend, plotësohen menjëherë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin”.
Telegrafi ua sjell emrat e kandidatëve për deputetë nga LVV-ja që pritet t’i zënë vendet në Kuvend, pas formimit të Qeverisë Kurti 2.
Më poshtë keni 10 kandidatët e LVV-së të cilët mund të bëhen deputetë:
Shqipe Isufi 7554
Enver Haliti 7492
Mirsad Shkreta 7366
Gramos Agusholli 6737
Alban Bajrami 6635
Jahja Kokaj 6490
Hydajet Hyseni-Kaloshi 6413
Ekrem Mustafa 6275
Enver Dugolli 6101
Halil Thaçi 5922. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe