LAJMI I FUNDIT:

Karlie Kloss bëhet nënë për herë të parë

Karlie Kloss bëhet nënë për herë të parë

Modelja amerikane, Karlie Kloss dhe bashkëshorti i saj, Joshua Kushner, kanë mirëpritur fëmijën e parë.

Lajmi është bërë i ditur nga babai i ri, i cili ka ndarë me ndjekësit një postim në rrjete sociale duke shkruar, “Mirë se vjen në këtë botë”.


Shtatzënia e Kloss u njoftua tetorin që lamë pas, nga një burim pranë revistës People teksa theksoi, “Karlie do të mirëpresë fëmijën e parë në vitin 2021. Ajo do jetë një nënë e mahnitshme”.

Ylli i “Project Runway” u martua me Kushner në tetor të vitit 2018 në një ceremoni private në New York. Dasma e tyre përfshinte më pak se 80 persona, gjersa modelja kishte veshur një fustan të bardhë të markës ‘Dior’.

Modelja ka mbrojtur rregullisht marrëdhënien e saj me Joshua, vëllai i të cilit është burri i Ivanka Trump, Jared Kushner.

Në janar 2020, Kloss u shfaq në “Watch What Happens Live me Andy Cohen” dhe shpjegoi, “Jam i sigurt që nuk jam personi i vetëm në këtë vend që nuk pajtohet domosdoshmërisht me familjen e tyre në politikë. Unë votova demokratët në 2016 dhe kam në plan të bëj të njëjtën gjë në vitin 2020”.

Ajo vazhdoi, “Unë mendoj se edhe në karrierën time, të jesh i vërtetë me veten time, kur e di që diçka nuk është në përputhje me atë që jam, dhe mesazhin që dua t’i dërgoj botës, ose lloji i personit që unë dua të jem mbase kthehet në karakter. Por si, zemra ime shpesh po më tregon saktësisht atë që kam nevojë të dëgjoj. Dhe unë nuk e dëgjoja gjithmonë atë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori