LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje spektakolare sot në Superligë: Përballje për titull në Suharekë, debutimi i Munishit në Gjilan dhe duel mbijetese në Skënderaj

Ndeshje spektakolare sot në Superligë: Përballje për titull në Suharekë, debutimi i Munishit në Gjilan dhe duel mbijetese në Skënderaj

Përballje direkte mes pretendentëve në Suharekë, debutim i Ismet Munishit përballë “maces së zezë” të skuadrës së tij të re dhe sfidë “kuqezi” për mbijetesë në Skenderaj: E çfarë mund të kërkojnë më tepër nga kjo e diel spektakolare adhuruesit e Superligës?

Dy skuadrat kryesuese të renditjes, Ballkani dhe Drita, do të zhvillojnë sot një prej ndeshjeve më të rëndësishme të këtij edicioni.

Portokallezinjtë kanë qenë bindshëm më të mirë se gjilanasit në ndeshjet si vendës dhe sot duan vetëm fitore që të parakalojnë sërish kampionin në renditje, ndërsa në anën tjetër duket se për mysafirët do të bënte punë edhe barazimi, pasi që do të ruanin lidershipin.

Përballja në Suharekë që drejtohet nga gjyqtari kryesor Visar Kastrati dhe do të fillojë prej orës 13:30.

Gjysmë ore më herët fillojnë dy përballje tjera, ku me interes pritet të shihet debutimi i Ismet Munishit në bankinën e Gjilanit.

Bardhekuqtë që nuk dijnë për fitore në shtatë ndeshjet e fundit, ku kanë renditur tri humbje e katër barazime, janë nikoqirë të Trepçës ’89, skuadër e cila ka mundur vazhdimisht Gjilanin në përballjet e dy edicioneve të fundit.

Ndeshja tjetër interesante e ditës zhvillohet në “Bajram Aliu”, ku përballen dy ekipet kuqezi që po luftojnë për mbijetesë, Drenica e Arbëria.

Aktualisht ekipi nga Lipjani ndodhet në pozitën e 10 që dërgon në barazh, ndërsa skenderajasit në vendin e 11 që dërgon në Ligën e Parë, andaj dy skuadrat pritet të luftojnë për “gjah të plotë”.

SUPERLIGA – SOT

13:00 Gjilani – Trepça ’89
Gjyqtarë: Genc Nuza, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Arben Halilaj

13:00 Drenica – Arbëria
Gjyqtarë: Shpëtim Murtezi, Edmond Zeqiri, Alban Ejupi, Besfort Kasumi

13:30 Ballkani – Drita
Gjyqtarë: Visar Kastrati, Fatmir Sekiraqa, Besnik Morina, Erdall Zasella. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë -  nokauton brutalisht Wilderin

Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë - nokauton brutalisht Wilderin

Boks
Terzic krenar me paraqitjen e futbollistëve të tij: Tani e di pse Reali ka fituar 15 Liga të Kampionëve

Terzic krenar me paraqitjen e futbollistëve të tij: Tani e di pse Reali ka fituar 15 Liga të Kampionëve

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr me një kërkesë unike për Perez: Shpresoj që ai ta shoh këtë intervistë

Vinicius Jr me një kërkesë unike për Perez: Shpresoj që ai ta shoh këtë intervistë

Liga e Kampionëve
Don Carlo Ancelotti flet për triumfin në finale, tregon vështirësitë për menaxhimin e top yjeve të skuadrës

Don Carlo Ancelotti flet për triumfin në finale, tregon vështirësitë për menaxhimin e top yjeve të skuadrës

Liga e Kampionëve
Perez frikëson kundërshtarët: Sezonin tjetër luajmë për ta fituar të 16-tën

Perez frikëson kundërshtarët: Sezonin tjetër luajmë për ta fituar të 16-tën

Liga e Kampionëve
“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori