LAJMI I FUNDIT:

Si po e përdor mafia italiane TikTokun për të promovuar dhe rekrutuar anëtarët e rinj të Camorra?

Si po e përdor mafia italiane TikTokun për të promovuar dhe rekrutuar anëtarët e rinj të Camorra?

Në platformën tashmë të popullarizuar TikTok, njerëzit ndajnë video të ndryshme duke vallëzuar, aktruar apo duke bërë budallallëqe të ndryshme.

Por mafia italiane që përmes TikTokut lavdërohet me luksin dhe pushtetin që e ka, tenton ta prezantojë veten si “cool” – duke rekrutuar në këtë mënyrë shumë të rinj, transmeton Telegrafi.


Një video 30 sekondëshe tregon fuqinë e krimit të organizuar: nën tingujt e muzikës së “shpirtit” njerëzit e Napolit, shihet edhe një grup prej 50 motoçiklistëve që “marshojnë” rrugëve të qytetit që kanë pak ndriçim. E nëse dikush nuk e ka të qartë për çfarë bëhet fjalë – aty është edhe simbol i mafias lokale – apo klanit të Camorras.

“TikTok është bërë shumë i rëndësishëm për mafian. Me video të tilla ku shihen të rinjtë – pjesëtarë të klanit duke dërguar porosi: ne këtu jemi shefa”, shpjegon Marcelo Raveduto nga Universiteti i Salernos. Ai prej vitesh studion çdo veprim të mafias.

Ngjashëm mendon edhe gjykatësi i lartë shtetëror i Italisë, Frederico Kafiero de Raho, lidhur me rastet e krimit të organizuar.

“Është një fenomen që çdo herë e më shumë është vërejtur muajve të fundit. Edhe pse nuk shfaqen skena të dhunshme, qëllimi i tyre është të tregojnë prezencën dhe fuqinë e tyre. Për këtë po i përdorin platformat siç është TikTok”, ka paralajmëruar ai gjatë një interviste dhënë për Republica.

Platforma kineze nuk është edhe aq e filtruar, aty postohet gjithçka – por rrallë herë ka skena të dhunës. Videoja e Camorras, përveç pushtetit, rinisë i tregon edhe diçka: ne jemi “cool”, këtu është ekipi i vërtetë.

Në video tjera, anëtarët e rinj të mafias lavdërohen me rroba të shtrenjta, vetura të shpejta dhe apartamente luksoze. Më së shpeshti në sfond dëgjohen këngë nga jugu i Italisë ku i këndohet dashurisë dhe lirisë, por edhe për respektin ndaj familjes.

Ekspertët e kriminalistikës në i çudit fakti që mafia çdo herë e më shumë po e përdor TikTokun. Kjo platformë po bëhet më e popullarizuar tek të rinjtë, kurse mafia e di që po ec me kohën.

Sipas profesorit Raveduto, rrjetet sociale për mafian është një lloj arme siç është revolja.

“Është një armë e rrezikshme sepse krijon hapësirë për reklamim dhe avancimin e tyre. Me muzikën që e përdorin në video, duken plotësisht të zakonshme, në tren dhe tërheq vëmendjen e të rinjve”, ka shtuar Raveduto.

Në një video tjetër një i ri i maskuar lavdërohet se si çdo ditë fiton nga 300 euro duke bërë rolin e rojës për mafian. Ka video tjera në TikTok, ku mafiozët që janë dënuar me arrest shtëpiak, në mënyrë demonstrative bërtasin.

“Paraqiten sikur kanë një jetë më ndryshe nga të tjerët. Imazhet që ata i shfaqin, të rinjtë duken paksa arrogant dhe në një mënyrë dërgojnë porosi se jeta e rëndomtë nuk çon te suksesi”, ka shtuar profesori italian.

E gjykatësi De Raho thotë se është shumë e vështirë të luftohet kundër propagandave të tilla të mafias në TikTok. Sipas tij nuk është se paraqesin ndonjë skenë të dhunshme, por ata thjesht lavdërohen me fuqinë e pasurinë që e kanë. Nuk ka ndonjë ligj që e ndalon këtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori