LAJMI I FUNDIT:

Hoti uron sekretarin e ShBA-së, Blinken: Të përshpejtohet arritja e marrëveshjes për njohje reciproke Kosovë-Serbi

Hoti uron sekretarin e ShBA-së, Blinken: Të përshpejtohet arritja e marrëveshjes për njohje reciproke Kosovë-Serbi
Foto: Arkiv

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka uruar Antony Blinken, për emërimin e tij sekretar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), në administratën e presidentit Joe Biden.

Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se u janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rikonfirmimin e mbështetjes  për Kosovën.


Në letrën e urimit po ashtu ka shkruar se janë të përkushtuar të punojnë me ShBA-të për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të bazuar në njohje reciproke.

Lexoni më poshtë letrën e urimit të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti:

Letra e urimit për Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken

I nderuari Z. Blinken,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, urime për konfirmimin tuaj në postin e  Sekretarit të Shtetit.

U jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rikonfirmimin e mbështetjes  për Republikën e Kosovës, si një shtet i pavarur, shumetnik, demokratik dhe i integruar plotësisht në strukturat Euro-Atlantike.

Sekretar, ne jemi të përkushtuar të punojmë me Ju për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të bazuar në njohjen reciproke. Kjo marrëveshje do të forconte stabilitetin rajonal dhe do t’u mundësonte të dy vendeve të realizonin potencialin e tyre të plotë të bashkëpunimit.

Kosova është e përkushtuar të punojë me ju, si dhe me partnerët tanë në Bashkimin Evropian, për fuqizimin e sundimit të ligjit, krijimin e stabilitetit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe zhvillimin e demokracisë, si një vend plotësisht i gatshëm për procesin e integrimit Euro-Atlantik.

Shkëlqesia Juaj, ju lutemi pranoni konsideratën time më të lartë.

Sinqerisht,

Avdullah Hoti, Kryeministri i Republikës së Kosovës/ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori