LAJMI I FUNDIT:

Subjektet politike shkelin masat antiCOVID-19 gjatë tubimeve, Inspeksioni në Prishtinë ka shqiptuar shtatë gjoba

Subjektet politike shkelin masat antiCOVID-19 gjatë tubimeve, Inspeksioni në Prishtinë ka shqiptuar shtatë gjoba

Përkundër thirrjeve të shumta nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) që të respektohen masat antiCOVID-19, subjektet politike po vazhdojnë të grumbullojnë numër të madh të qytetarëve, ku disa prej tyre nuk janë të pajisur me maska mbrojtëse dhe në ato tubime nuk respektohet distanca fizike.

Pikërisht për këto tubime, Inspeksioni në Prishtinë është duke vazhduar me gjoba ndaj subjekteve politike.


Deri tani janë dënuar Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri tregoi për Telegrafin se deri tani janë shqiptuar shtatë gjoba ndaj subjekteve politike.

“LDK tri gjoba, LVV, PDK, AAK, dhe Nisma nga një gjobë”, tha ai, duke shtuar se gjobat e shqiptuara janë nga dy mijë euro.

Ndërkohë, IKSHPK është duke vazhduar me thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

“IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike. Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas masave të fundit të miratuara nga Qeveria e Kosovës, në ambiente të mbyllura nuk lejohet tubimi më shumë se 30 qytetarë, kurse në ambiente të hapura lejohet deri në 50 qytetarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori