LAJMI I FUNDIT:

Daka takohet me Lumezin: Prokuroria e Shtetit do të angazhojë prokurorë që të monitorojnë zgjedhjet

Daka takohet me Lumezin: Prokuroria e Shtetit do të angazhojë prokurorë që të monitorojnë zgjedhjet

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka pritur në takim kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

KQZ njofton se temë e këtij takimi ishte përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen 14 shkurt 2021, transmeton Telegrafi.


“Daka vlerësoi bashkëpunimin në proceset e kaluara me Prokurorinë e Shtetit me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të votës dhe theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se Kryeprokurori i Shtetit, Lumezi njoftoi kryetaren e KQZ-së se Prokuroria e Shtetit do të angazhohet në këto zgjedhje, ashtu si në të kaluarën, për mbrojtjen e votës.

“Ai bëri të ditur se Prokuroria e Shtetit do të angazhojë një numër të caktuar prokurorësh të cilët do të monitorojnë të gjithë procesin zgjedhor dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore në bazë të kompetencave dhe Ligjit”, vijon njoftimi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori