LAJMI I FUNDIT:

Emma Stone në pritje të fëmijës së parë me Dave McCary

Emma Stone në pritje të fëmijës së parë me Dave McCary

Aktorja Emma Stone thuhet se është në pritje të fëmijës së parë me partnerin e saj, Dave McCary, sipas një konfirmimi të Us Weekly.

“Ajo duket e lumtur dhe shumë e ngazëllyer se po bëhet nënë”, ka thënë burimi. “Ajo po vazhdon punën dhe shoqërimin me miqtë, është gjithmonë duke qëndruar aktive dhe ushtron çdo ditë”.


Ylli i “La La Land”, 31 vjeçe, ka filluar të takohet me shkrimtarin dhe komedianin, 35 vjeçar, në tetor të vitit 2017. Ata u fejuan dy vite më vonë.

Foto: Instagram

McCary ka njoftuar fejesën përmes rrjeteve sociale me Stone që mbante një unazë të madhe në gishtin e fejesës.

Të njëjtit ndërkaq raportohet se u martuan në shtator të vitit të kaluar.

Foto: Shutterstock

Para lidhjes me Dave, Emma kishte një lidhje të gjatë me aktorin e “Amazing Spider-Man”, Adam Garfield.

Ata ishin së bashku nga 2010-2015.

Aktori, 37 vjeç, i tha Vanity Fair në 2016 se ai dhe ish e dashura e tij ende ‘kujdesen për njëri-tjetrin’.

“Ka kaq shumë dashuri mes nesh dhe aq shumë respekt. Unë jam adhuruesi i saj më i madh si artist. Kështu që për mua, ka qenë lumturi të jem në gjendje të shikoj suksesin e saj dhe të shikoj se si lulëzon në aktoren që është. Dhe ka qenë e mrekullueshme të kesh atë lloj mbështetjeje për njëri-tjetrin. Nuk është gjë tjetër veçse një gjë e bukur”, tha ai. /Telegrafi/

Foto: DailyMail

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori