LAJMI I FUNDIT:

Çfarë kërkuan shqiptarët në internet gjatë vitit 2020?

Çfarë kërkuan shqiptarët në internet gjatë vitit 2020?

Pavarësisht se platforma Google nuk e përfshin Shqipërinë në raportimin vjetor të trendeve të kërkimit, ajo ofron megjithatë të dhëna se për çfarë temash shqiptarët iu drejtuan internetit për t’u informuar.

Coronavirusi mban vendin e parë të kërkimeve me interes maksimal gjatë muajve mars-prill, një rënie të ndjeshme të kërkimeve gjatë muajve të verës dhe me rikthimin në krye të vëmendjes gjatë muajit nëntor.


Faqja globale e statistikave, Worldometers, e cila kryesoi informimin botëror për të dhënat e COVID-19 renditet në vendin e dytë të temave që kërkuan qytetarët nga Shqipëria. Sikurse Coronavirusi edhe kërkimet për të e patën pikun në muajin mars 2020.

Mësimi online është tema e tretë më e kërkuar në Google gjatë vitit 2020, specifikisht fjalët kyçe që lidhen me platformat online të mësimit si Akademi.al dhe Google Classroom. Vendi iu drejtua mësimit online gjatë pikut të pandemisë për të shmangur infektimet masive.

Parashikimi i motit qe gjithashtu në listën e kërkimeve kryesore për shqiptarët në vitin që lamë pas.

Shërbimi i përkthimit gjuhësor, Google Translate mori një pjesë të rëndësishme në kërkimet e motorit Google për përdoruesit nga Shqipëria.

Mediet sociale si Youtube, Facebook, Instagram, portalet e lajmeve dhe filmat online u renditën gjithashtu në krye të mjeteve që qytetarët përdorën në internet.

Vend të veçantë për nga trendi rritës zuri dhe platforma qeveritare e-Albania, e cila ndër të tjera po përdoret kryesisht gjatë pandemisë për sigurimin e lejeve për dalje.

Në rang global fjala coronavirus kryesoi kërkimet në Google, pasuar nga rezultatet zgjedhore, basketbollisti i ndjerë Kobe Bryant, platforma e komunikimit Zoom dhe Premier Liga Indiane e kriket.

Fituesi i zgjedhjeve në SHBA, Joe Biden është personi emrin e të cilit përdoruesit e internetit kërkuan më së shumti gjatë vitit që lamë pas, ndjekur nga lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un, kryeministri britanik Boris Johnson, zv/presidentja e zgjedhur e SHBA, Kamala Harris dhe aktori Tom Hanks. /Euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori