LAJMI I FUNDIT:

“5 Maji”, Kurti: Dëshmorët e UÇK-së përfaqësojnë grupin e fundit të madh të të rënëve për lirinë e Shqipërisë

“5 Maji”, Kurti: Dëshmorët e UÇK-së përfaqësojnë grupin e fundit të madh të të rënëve për lirinë e Shqipërisë

Dëshmorët e Kombit nderohen sot për sakrificën e tyre sublime për të mbrojtur atdheun në kohë lufte.

Por në 5 maj shqiptarët përkulen me nderim edhe për të rënët në detyrë, policët, ushtarakët apo funksionarët e tjerë që kanë humbur jetën në krye të detyrës, për të mbrojtur rendin dhe sigurinë.


Këtë ditë e ka përkujtuar edhe kryeministri Albin Kurti.

“5 maji është dita e dëshmorëve të kombit shqiptar, të rënë kudo dhe kurdo gjatë historisë. Andaj sot i kujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë në të gjitha etapat e së kaluarës sonë. Trofeu i synuar dhe trofeu i fituar nga dëshmorët, është liria jonë, si mundësi për vetëvendosje dhe përparim”, ka shkruar Kurti.

Ai thotë se dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë, dëshmitarë të historisë së kombit.  “Jeta, vepra dhe rënia e tyre përcjillen si mësime dhe frymëzime ndër breza”.

“Çmimi i lirisë është paguar me gjakun e dëshmorëve, andaj jeta e tyre është e paçmueshme në të gjitha kohët”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri thotë se dëshmorët janë të vetmit që e kanë përfunduar dhe vulosur angazhimin e tyre për vendin, për lirinë dhe për atdheun.

“Ne të gjallët e sotëm dhe të brezave pasardhës, e kemi për detyrë të përditshme angazhimin dhe përpjekjen për atdheun, për lirinë dhe për vendin”.

Kurti nuk ka lënë pa përkujtuar edhe dëshmorët e UÇK-së.

“Sivjet po bëhen 25 vite nga çlirimi i Kosovës në qershor të vitit 1999. Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfaqësojnë grupin e fundit të madh të të rënëve për lirinë e vendit tonë. Ata janë dëshmorët më të freskët në kujtesën tonë kolektive për rrugën që kemi ndjekur deri te liria, andaj edhe përkujtimet e nderimet tona për dëshmorët, nisin prej tyre dhe mbarojnë me ta”.

“Lavdi përherë dëshmorëve të kombit të rënë për liri, sot dhe për jetë e mot!”, ka përfunduar Kurti.

Në 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve, Shqipëria përkujton të rënët në luftë. Zanafillën e ka te vrasja e Qemal Stafës në 5 Maj të 1942, e në nderim të kontributit të tij të madh në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, u caktua Dita e Dëshmorëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori