LAJMI I FUNDIT:

Adele fitoi 10 milionë funte vitin e kaluar, ani pse nuk ka publikuar as edhe një këngë të vetme prej pesë vitesh

Adele fitoi 10 milionë funte vitin e kaluar, ani pse nuk ka publikuar as edhe një këngë të vetme prej pesë vitesh

Adele bëri një “zbritje” në pagën e saj vjetore, duke fituar vetëm 10 milionë funte në 2019, pasi nuk publikoi as edhe një këngë brenda atij viti, madje nuk ka publikuar këngë që nga viti 2015.

Pavarësisht shkurtimit të pagës, këngëtarja 32-vjeçare ende arriti të paguante vetën e saj dividentë prej 4.75 milionë nga dy kompani të saj vitin e kaluar, shkruan DailyMail.


Sidoqoftë, të dhënat financiare publike tregojnë se shifrat janë më pak se 14.4 milionë funte që ajo mori në vitin 2018.

Albumet dhe titujt e saj për shitje monstruale dhe turneu në vitet 2016-2017 ende po grumbullojnë para për yllin – që tani thuhet se vlen rreth 180 milionë dunte.

Ajo ka dy kompani për t’u kujdesur për ortekun e saj të parave. ‘Melted Stone Ltd’ tregoi se paratë ende po derdhen nga honoraret nga të dhënat e saj.

Firma ka një shumë mbresëlënëse prej 43.5 milionë funtesh para në arkë dhe ylli mori një pagesë të dividentit prej 1.85 milion funtesh në vitin 2019, sipas shifrave të publikuara këtë javë.

Në vitin 2018, dividenti ishte 3.9 milionë. ‘Melted Stone Ltd’ ka rezerva parash prej 13.8 milionë funtesh.

Kjo firmë merr fitimet nga teksti dhe fletët e saj muzikore dhe i pagoi asaj një bonus prej 2.9 milionë funtesh krahasuar me 10.5 milionë në vitin 2018.

Adele, e cila u rrit nga nëna e saj në një apartament mbi një dyqan në Londrën jugore, tani ka tri albume me emrin e saj, ’19’, ’21’ dhe ’25’.

Albumi i fundit ’25’ – i publikuar në 2015 – gjithashtu bëri namin nëpër botë dhe shiti 22 milionë kopje në të gjithë globin.

Këngët e saj të fundit solo ishin në vitin 2016 kur publikoi: “​​When We Were Young”, “Send My Love” dhe “Water Under The Bridge”.

Ndërkohë, është raportuar se Adele realizoi disa këngë fillestare për albumin e saj të ri, në një seancë shumë të fshehtë regjistrimi në Londër në fillim të këtij muaji.

Lajmi vjen nga bateristi Matt Chamberlain – i grupit ‘Pearl Jam’ – i cili i tha podkastit Eddie Trunk në ‘SiriusXM’: “Sapo më duhet të punoj për një muzikë të re për Adele”.

‘Të dëgjoja atë zë në kufjet e mia po më bënte të dridhura. Ishte thjesht kaq e fuqishme dhe emocionuese. Ju e dini zërin e saj, por të jesh përtej dhomës nga dikush që e bën atë, është thjesht çmenduri”, tha ai.

“Ju e dëgjoni atë në radio dhe çfarëdo që të shkoni, “Po, është me të vërtetë mirë”, por të jesh në dhomë me këta njerëz dhe të ndjesh atë energji, është kaq e mrekullueshme”, tha tyutje bateristi.

The Mirror raporton se sesioni i regjistrimit të muzikës u zhvillua në një studio të pazbuluar në Londër, dhe se ndodhi javën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori