LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë bisedimet tregtare ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian – afër një marrëveshje përfundimtare

Vazhdojnë bisedimet tregtare ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian – afër një marrëveshje përfundimtare

Bisedimet midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian mbi një marrëveshje tregtare pas BREXIT-it vazhduan gjatë natës, por një marrëveshje pritet të arrihet shumë shpejtë.

Negociatorët në Bruksel thuhet se po përpiqen të finalizojnë detaje mbi kuotat e peshkimit, të cilat kanë qenë një pengesë për një marrëveshje gjatë muajve të bisedimeve.


Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të flasë me telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në telefon dhe më pas pritet të pasojë një konferencë për shtyp.

“Është e kuptueshme që marrëveshja nuk ka një rol për Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe të dy palët kanë rënë dakord për një sistem për të zgjidhur mosmarrëveshjet që ndjekin ligjin ndërkombëtar, në vend të ligjit të BE-së”, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Për më tepër, të dy palët kanë rënë dakord për fazën e aranzhimeve të reja të peshkimit për pesë vjet.

Mes spekulimeve se të dy palët ishin afër arritjes së një marrëveshje, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer shkroi në Twitter menjëherë pas mesnatës për të konfirmuar se bisedimet do të vazhdojnë.

“Puna do të vazhdojë gjatë gjithë natës. Shpresojmë se do të jetë një fillim i hershëm nesër në mëngjes”, ka shkruar Mamer.

Dokumenti i marrëveshjes mendohet të jetë rreth 2,000 faqe, ku të dy palët kanë kohë që deri më 31 dhjetor për ta miratuar atë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Ujë Rugove
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Perfetta Pashteta
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Ekonomi
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Albi Mall
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

GO+
Kalo në kategori