LAJMI I FUNDIT:

“Provokoi skandal diplomatik”, Rusia do ta kthejë në Bosnjë dhuratën që Dodiku i bëri Lavrovit

“Provokoi skandal diplomatik”, Rusia do ta kthejë në Bosnjë dhuratën që Dodiku i bëri Lavrovit

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se ikona e Shën Nikollës, e cila iu dha ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov në Bosnjë e Hercegovinë, do t’i kthehet Bosnjës për të sqaruar rëndësinë e saj historike.

“Ikona do t’u kthehet donatorëve, në mënyrë që të sqarohet më tej historia e saj përmes INTERPOL-it”, ka sqaruar ministria ruse, raporton RIA Novosti.


Më herët, Prokuroria e Bosnjës ka paralajmëruar se do të verifikojë informatat e Ministrisë së Punëve të Jashtme lidhur me këtë ikonë që i është dhuruar Lavrovit.

Ikona 300-vjeçare, që udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik ia dha Lavrovit, gjatë kësaj jave, kur ai vizitoi Bosnjën, mund të jetë kontrabanduar në mënyrë të paligjshme nga Ukraina lindore e shkatërruar nga lufta.

Dodik provokon skandal diplomatik me dhuratën që i bëri ministrit të jashtëm rus
Lexo po ashtu Dodik provokon skandal diplomatik me dhuratën që i bëri ministrit të jashtëm rus

Shqetësimet u ngritën nga ambasada e Ukrainës në Sarajevë, pasi agjencia e lajmeve Srna në Bosnjë publikoi një fotografi të ikonës dhe vulën e saj të vërtetësisë, e cila sugjeron se ajo mund të ketë origjinën në qytetin e Lugansk, ku separatistët pro-rusë po luftojnë forcat e Kievit.

Deri më tani, Millorad Dodik, përfaqësuesi serb në presidencën tre-anëtarëshe të Bosnjës, ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje.

Dhjetëra serbë të Bosnjës kanë luftuar së bashku me rebelët në luftën në Ukrainën lindore, e cila filloi më 2014. Serbia dhe serbët e Bosnjës kanë lidhje të ngushta me Rusinë.

Ministria e Jashtme e Ukrainës, tha të premten, më 18 dhjetor, se përmes ambasadës së saj në Sarajevë, ka kërkuar nga autoritetet boshnjake “sqarime dhe informacion të plotë mbi rrethanat e kësaj çështjeje”.

Në një letër, që u botua nga mediat boshnjake, ambasada e Ukrainës tha se dështimi për të dhënë informacion në lidhje me ikonën do të shihej si tregues i mbështetjes për “politikat agresive dhe veprimet ushtarake të Federatës Ruse në Ukrainë”. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Amerika
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Amerika Latine
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori