LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla: Anëtarësimi i Kosovës në NATO – garancë për stabilitetin e rajonit

Haradinaj-Stublla: Anëtarësimi i Kosovës në NATO – garancë për stabilitetin e rajonit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një takim të frytshëm e shumë miqësor me anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, kryesuar nga Mimi Kodheli, e cila sapo është zgjedhur edhe Zëvendës presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

MPJ bën të ditur se në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në Kosovë dhe rajon si dhe për nevojën e bashkërendimit të politikës së jashtme në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, duke avancuar interesat strategjike të të dyja vendeve si shtete të cilat rrugëtimin euroatlantik e kanë të pa alternativë.


“Duke marrë për bazë përvojën e gjatë në fushën e mbrojtjes, si ish Ministre e Mbrojtës dhe si Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, tema kryesore ishte avancimi i integrimit të Kosovës në NATO dhe mbështetja që në këtë drejtim mund të ofrojë Shqipëria dhe Kodheli në veçanti, tani edhe si Zv/Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ministrja Haradinaj-Stublla tha se Kosova duhet të fillojë përgatitjet për avancimin e rrugës integruese të Kosovës në NATO si një nga top prioritetet e saj të politikës së jashtme dhe të vazhdojë rrugën drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik”, thuhet në njoftim.

Tutje, Meliza Haradinaj-Stublla vlerësoi rolin e NATO-s në Kosovë dhe praninë e saj në rajon si ofrues i sigurisë, paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ministrja Haradinaj-Stublla vlerësoi me këtë rast punën ndër-institucionale midis shteteve, duke marrë si shembull reagimin e shpejtë si sot një vit më parë në tragjedinë e tërmetit, të Ministrisë së Mbrojtës të Kosovës dhe pjesëtarëve të FSK-së, që dëshmuan përgatitje të lartë, kapacitete profesionale dhe gatishmëri për t’u përballë me sfida të tilla.

“Republika e Shqipërisë është partneri ynë i natyrshëm strategjik dhe një shtet simotër – thellimi i marrëdhënieve midis dy shteteve tona duhet të jetë në nivel mbi atë bilateral, në veprimtarinë e përbashkët për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve kudo që janë”, u shpreh ajo.

Ministrja Haradinaj-Stublla, po ashtu, vlerësoi rolin e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë në mbështetje të nismave dhe proceseve lidhur me Kosovën.

Duke folur për procesin integrues të Shqipërisë, ministrja Haradinaj-Stublla tha se pret që procesi i integrimit në BE për Shqipërinë të hapet shpejt dhe të hapë perspektiven konkrete edhe për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori