LAJMI I FUNDIT:

Vetingu, proces i domosdoshëm për sistemin e drejtësisë

Vetingu, proces i domosdoshëm për sistemin e drejtësisë

Anëtarët e grupit punues të krijuar nga Qeveria, thonë se e kanë përpiluar raportin dhe se tani është në dorën e qeverisë, që të zgjedh modelin me të cilin do ta bëjë reformën në drejtësi. Njohësit e çështjeve juridike, zgjidhje të vetme për këtë problem e shohin vetingun.

Në kuadër të reformave në drejtësi, grupi punues i iniciuar nga Qeveria e ka përfunduar raportin që i është kërkuar. Njëri nga anëtarët e këtij grupi, Genc Nimoni, thotë se tani është në dorën e qeverisë që të vendos se cilin model do ta zgjedh për të realizuar reformën në drejtësi.


“I mbetet Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë që të vendosin se për çfarë [modeli të vettingut] do të përcaktohen”, deklaroi Genc Nimoni.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se Vetingu është rruga e vetme që do të sillte reforma në drejtësi.

“Absolutisht që vettingu është i pa kompromis. Vettingu është rruga e vetme për ta pastruar sistemin e drejtësisë së ari nga mungesa e profesionalizmit dhe pastaj edhe nga mungesa e integritetit nga elementë që tashmë dihet botërisht se janë të lidhur me politikën dhe grupet e interesit”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ehat Miftaraj.

E Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se gjasa që vetingu të vendoset në sistemin e drejtësisë, varet nga vullneti i qeverive të Kosovës.

“Se a ka gjasë të realizohet ky proces varet nga vullneti politik i kësaj qeverie por edhe i qeverive në vazhdim pasi vettingu nuk mund të kryhet vetëm në një mandat por do një periudhë të gjatë dhe me ndryshime kushtetuese e me ndryshime të ligjeve të ndryshme”, deklaroi Florent Spahija.

Vetingu në drejtësi është një proces që shërben për përjashtimin e zyrtarëve që nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, të rikthehet besimi i publikut në institucionet e drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Politikë
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë,

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, "Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?" - Osmani kujton fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij

Lajme
Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Lajme
Kalo në kategori