LAJMI I FUNDIT:

Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Pas takimit ministror të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë SHBA-BE të mbajtur në Belgjikë muajin e kaluar, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) bën të ditur se ka nisur një Mekanizëm të përbashkët Koordinues SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor – i fokusuar ekskluzivisht në manipulimin e informacionit të huaj dhe ndërhyrjet (FIMI), që përfshin dezinformimin dhe propagandën.

“Duke njohur politikën tonë të përbashkët ndaj Ballkanit Perëndimor dhe aktorëve të huaj që synojnë rajonin me operacionet FIMI, Mekanizmi do të forcojë integritetin e mjedisit të informacionit në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Siç njoftohet më tej, ky mekanizëm do të fuqizojë partnerët me të njëjtin mendim që të bëhen të vetë-mjaftueshëm në adresimin e kërcënimit të FIMI dhe të punojnë së bashku për të reduktuar aftësinë e Rusisë dhe Republikës Popullore të Kinës për të përdorur fushata propagande dhe manipulimi të informacionit në rajon.

“Ne po vazhdojmë të punojmë drejt integrimit të rajonit në strukturat euroatlantike. Kjo politikë synon të forcojë Evropën si një partner gjeostrategjik, forcon qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit dhe i bën partnerët rajonalë më të sigurt dhe më të begatë”, theksohet tutje.

Kjo politikë sipas DASH-it, mbështetet në ruajtjen e integritetit të hapësirës së informacionit dixhital.

“Sot, meqenëse informacionet faktike dhe të manipuluara janë njëlloj me rrjedhje të lirë dhe pa kufij, një fushë informacioni e hapur dhe e bazuar në fakte është një aspekt i domosdoshëm i qeverisjes së suksesshme demokratike”, thuhet në fund./Telegrafi./

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan

Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori