LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i javës së 13-të në Superligën e Kosovës

Formacioni më i mirë i javës së 13-të në Superligën e Kosovës

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e xhiros së 13-të në elitën e futbollit kosovar.

Kjo xhiro u karakterizua me numër të madh të golave, ku u thye edhe rekordi me 19 gola të realizuar.


Ishte një javë që i takoi skuadrave vendase që fituan katër nga to, ndërsa vetëm kampioni në fuqi i Kosovës, Drita triumfoi në udhëtim.

Prishtina dhe Ballkani u rikthyen te fitoret pasi mposhtën Trepçën ’89 respektivisht Llapin me rezultat identik 4-2.

Ndërkohë fitore minimale 1-0 realizuan edhe Feronikeli e Gjilani që triumfuan ndaj Arbërisë dhe Drenicës.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita ka mposhtur lehtësisht Besën e Pejës në udhëtim 1-4.

Si gjithnjë, redaksia e sportit në Telegrafi.com ka zgjedhur edhe formacionin më të mirë të javës.

Portier:

Florian Smakiqi u rikthye në formacionin titullar te Feronikeli dhe ndaj Arbërisë ka shkëlqyer. Portieri i Kosovës U21 bëri disa pritje fantastike duke mbajtur të paprekur portën e tij.

Mbrojtja:

Besnik Krasniqi ka shkëlqyer për Prishtinën ndaj Trepçës ’89, ku shënoi edhe një gol të jashtëzakonshëm. Në këtë takim në repartin defensivë te Prishtina u dallua edhe Lumbardh Dellova me ndërhyrje të sakta e shumë të sigurta.

Franc Veliu ka lënë mbrapa lëndimin dhe është rikthyer si lider te Gjilani, ku ishte i pakalueshëm në përballje ndaj Drenicës. Ndërkohë në krahun e majtë të mbrojtjes në formacionin e javës rikthehet Arbër Potoku. Mitrovicasi ishte i jashtëzakonshëm ndaj Llapit ku ndihmoi skuadrën e tij të fitoi me rezultat 4-2.

Mesfusha:

Albert Dabiqaj ishte hero i Feronikelit në përballje me Arbërinë. Mesfushori nga Deçani ishte fantastik në mesfushë duke dominuar ndaj kundërshtarëve, por edhe shënoi golin e vetëm në fitoren e ‘Industrialistëve’ 1-0. Si mesfushor defensivë zë vend edhe Keita Aziz që shkatërronte pafundësisht aksionet e Drenicës dhe është ndër më meritorët për triumfin e Gjilanit 1-0 ndaj Drenicës.

Guathier Mankenda po kalon një sezon fantastik më Prishtinën dhe forma e tij e mirë u vërejt edhe ndaj Trepçës ’89. Afrikani ishte i pandalshëm në repartin ofensivë nga mbrojtësit mysafirë teksa shënoi edhe një gol të bukur. Në krahun e djathtë zë vend veterani i Dritës, Astrit Fazliu. Për ferizajasin vlen thënia sa më i vjetër aq më i mirë, pasi ai shënoi dy gol ndaj Besës dhe bëri një ndeshje të madhe.

Nazmi Gripshi është padyshim njëri nga mesfushorët ofensivë më të mirë në futbollin kosovar. Ish-anëtari i Skënderbeu ishte fantastik për Ballkanin ku shënoi dy gola ndaj Llapit në fitoren 4-2.

Sulmi:

Betim Haxhimusa ka shpaguar besimin e trajnerit Ardian Nuhiu në takim ndaj Besës. Sulmuesi ferizajas shënoi dy gola të bukur, por u dallua edhe në pjesë të tjera të fushës. Haxhimusa me formën e mirë që po kalon ia vështirëson trajnerit Nuhiu zgjedhjen për pozitën e qendërsulmuesit te Drita.

Trajneri i javës:

Ismet Munishi ka udhëhequr Ballkanin e tij në një tjetër fitore në kampionat. Edhe pse kishin për kundërshtar një skuadër të vështirë si Llapi, skuadra e tij shënoi katër gola të shpejtë në pjesën e parë duke siguruar fitoren. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori