LAJMI I FUNDIT:

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Lirim Krasniqi nga organizata joqeveritare GERMIN ka komentuar për procesin e transportimit dhe verifikimit të materialeve zgjedhore nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës në diasporë.

Më 8 shkurt, në 19 shtete të ndryshme të botës, kryesisht në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, 20 mijë e 324 shtetas të Kosovës të cilët gjatë regjistrimit kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, do të mund të votojnë nga ora 07:00 deri në 19:00, sipas kohës lokale të shtetit përkatës.

Krasniqi ka thënë se është problem “organizimi i ad-hoc” i KQZ-së për transportimin e materialeve zgjedhore, pasi procesi i parashikuar për të realizuar transportin nga një kompani e jashtme nuk është realizuar.


Megjithatë, Krasniqi ka shtuar se procesi i transportit nga përfaqësitë diplomatike deri në Qendrën e Numërimit të Rezultateve në Fushë Kosovë është sigurt deri diku.

Ai ka theksuar se nuk ka garanci shtesë që do të mund të sigurojë një proces pa manipulime.

“I vetmi problem është transporti nga përfaqësitë diplomatike në Kosovë. Sepse ky proces supozohej të bëhej nga një kompani e jashtme, që do të kontraktohej nga KQZ. Mirëpo në këtë rast është një organizim ad-hoc i KQZ-së për të transportuar materialet zgjedhore dhe fletëvotimet. Nga momenti kur tërhiqen fletëvotimet nëpër përfaqësitë diplomatike deri në Qendrën  Numërimeve dhe Rezultateve në Fushë Kosovë, ky është një proces më i sigurti i mundshëm”.

“Secila kuti dhe thes me materiale zgjedhore e ka një element të sigurisë me një kod unik. Kodi merret sapo të mbyllen qendrat e votimeve në diasporë. Dhe e vetmja mënyrë e verifikimit është se ato kur të vijnë në Kosovë të verifikohen, a është i njëjti kod unik, me atë që është në momentin e mbylljes. Nëse ka mos përputhje të kodeve në kutitë të votimeve kur vijnë Kosovë, sipas rregullave të KQZ-së duhet të shpallen të pavlefshme. Mirëpo për tej kësaj nuk ka ndonjë garanci shtesë, e cila do të mund ta siguronte procesin të mos cenohej”, ka shtuar Krasniqi.

Në TV Dukagjini, Krasniqi ka komentuar një rast që ka ndodhur në Kroaci, ku është vërejtur mungesa e përfaqësuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) gjatë tërheqjes së materialeve zgjedhore.

Sipas Krasniqit, ka qenë stafi i ambasadës që ka realizuar tërheqjen e zarfeve pa praninë e KQZ-së – gjë që do të ndikojë në vlefshmërinë e fletëvotimeve, pasi ato mund të shpallen të pavlefshme në momentin kur arrijnë në Kosovë.

“Rasti me Kroacinë ka qenë problem, i cili nuk i ka përfillë këto rregullat e KQZ-së për tërheqjen e materialeve zgjedhore. Pra kanë munguar përfaqësuesit e KQZ-së në momentin kur janë bërë tërheqje t edisa zarfeve me fletëvotimeve. Mirëpo nuk është siç është paraqitur në media, pasi nuk është ambasadori që e bën këtë punë. Ka qenë stafi i ambasadës në këtë rast që e ka bërë tërheqjen e disa zarfeve, pa prezencën e KQZ-së. Dhe ka shumë gjasë që ato fletëvotime që janë pranuar në atë mënyrë në ambasadën në Kroaci, të shpallen të pavlefshme në momentin kur vijnë në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Lajme
Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Siguri
Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Lajme
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Lajme
Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Lajme
Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori