Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se Kosova së shpejti do të jetë me raportim mbi cilësinë e ajrit në kohë reale nga 12 stacione monitoruese në tërë vendin.
IKSHPK në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Projekti për cilësinë e ajrit do të sigurojë që të gjithë qytetarët të kenë qasje në informacione të sakta dhe të besueshme për cilësinë e ajrit, të cilat mund të përdoren për përmirësimin e shëndetit dhe zvogëlimin e ndotjes.
“U mbajt konferenca e parë me vendimmarrësit për cilësinë e ajrit, organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) dhe Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK). Mbledhja e të gjithë akterëve kryesorë u bë me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit më të mirë për përmirësimin e cilësisë së ajrit në vend. Me këtë rast, u prezantuan elementet e fushatës përmes së cilave qytetarët do të kenë mundësi që rregullisht të kontrollojnë cilësinë e ajrit, si dhe të jenë në gjendje të marrin vendime në bazë të këtyre informatave të cilat do të jenë aktuale dhe të sakta, të siguruara nga 12 stacione për monitorimin e ajrit në tërë Kosovën”.
Më tej u bë e ditur se fushata mbarëkombëtare për vetëdijesim për cilësinë e ajrit është planifikuar të fillojë në fund të muajit nëntor në Kosovë me qëllim që të informojë publikun në lidhje me rreziqet ndaj shëndetit të shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe masat që duhet t’i ndërmarrin për t’a mbrojtur veten, kështu duke ndryshuar shprehitë e tyre dhe duke bërë përpjekje për të zvogëluar nivelin e ndotjes, veçanërisht gjatë stinës së dimrit.
“Projekti për Cilësinë e Ajrit është një nga investimet tona konkrete për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe modern të të dhënave, për të rritur transparencën e institucioneve dhe komunikimin me publikun. Bashkëpunimi i ngushtë me IKSHPK dhe IHMK po luan rol të rëndësishëm në arritjen e këtij qëllimi”, u shpreh gjatë fjalës hyrëse në konferencë Petrit Selimi, drejtor ekzekutiv i MFK.
Sarah Olmstead, drejtoreshë e Fondacioni të Mileniumit për Kosovë, e veçoi këtë projekt nga të tjerët duke u shprehur “Ky është ndër projektet që më pëlqen më së shumti, jo vetëm që ndërlidhet me projektet e tjera të energjisë, por edhe për faktin që iu mundëson qytetarëve të kenë kontroll mbi nivelin e cilësisë së ajrit dhe të marrin vendime në përputhje me rrethanat”.
“Portali për Cilësinë e Ajrit, aplikacioni mobil dhe nënfaqja e CA në ueb-faqen e IKSHP janë disa nga mjetet interaktive, të zhvilluara nga projekti për cilësinë e ajrit, të cilat do t’i vihen në dispozicion të publikut në masë të madhe, duke iu mundësuar atyre kontrollimin e niveleve të ndotjes së ajrit”.
Antigona Ukëhaxhaj, e vlerësoi lartë mbështetjen që MFK po i ofron IKSHPK-së në kohën kur Kosova po përballet me cilësi shumë të dobët të ajrit. “Përmirësimi i qasjes së qytetarëve në informata të fushës së mjedisit është tejet e rëndësishme në rritjen e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje, si dhe në cilësinë dhe zbatimin e tyre”.
Kurse Letafete Latifi, drejtore e Institutit Hidrometeorologjik te Kosovës (IHMK) vlerësoi përfitimin që u sjell projekti për Cilësinë e Ajrit qytetarëve të Kosovës.
“Projektet e tilla sjellin afër njëri tjetrit të gjithë komponentët për të ndihmuar në trajtimin e ndotjes së ajrit, dhe përfitues te këtyre aktiviteteve nuk jemi vetëm ne institucionet e Kosovës nëpërmjet përmirësimit të performancës së punës tonë, por janë të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët në mënyrë të drejtpërdrejt përfitojnë nga çdo hap pozitiv i ndërmarrë në këtë drejtim”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska
Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet
Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano
Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi