Me miratimin e masave të reja nga Qeveria e Kosovës, për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejme të pandemisë COVID-19, transporti publik për komunat me rrezik të lartë të përhapjes së infeksionit lejohet të punojë me 50 për qind të kapaciteteve si dhe taksitë lejohen të punojnë me vetëm një pasagjer prapa ose tre pasagjerë të së njëjtës familje.
Sipas njoftimit për media, transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.
“Taksitë lejohen të punojnë me vetëm një pasagjer prapa ose tre nëse janë anëtarë të familjes”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, vendimi për masat e reja përfshin 30 masa, të cilat hyjnë në fuqi të premten, më 13 nëntor në orën 18:00.
Sipas këtij vendimi komunat do të ndahen në tri kategori sipas shkallës së rrezikut nga përhapja e infeksionit.
“Komunat me rrezik të ultë – deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë (kategorizohen me ngjyrë të gjelbër); Komunat me rrezik të mesëm – nga 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë (kategorizohen me ngjyrë të verdhë); Komunat me rrezik të mesëm – mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë (kategorizohen me ngjyrë të kuqe)”, thuhet në vendim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit