LAJMI I FUNDIT:

Takime interesante këtë mesjavë në Superligën e Kosovës në basketboll

Takime interesante këtë mesjavë në Superligën e Kosovës në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshje, ku Trepça e pret Golden Eagle Ylli në Mitrovicë.


Mitrovicasit kanë pësuar dy humbje nga dy ndeshje të zhvilluara, kurse therandasit kanë dy fitore nga dy ndeshje në këtë edicion.

Ponte Prizreni-Peja është një takim shumë interesant, ku prizrenasit kanë një fitore dhe një humbje në këtë edicion, kurse pejanët dy fitore nga dy ndeshje dhe do të mundohen të vazhdojnë ecurinë pozitive.

Rahoveci-Sigal Prishtina po ashtu shihet si një përballje mjaft interesante, ku në vitet e fundit, takimet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante dhe dramatike. Bardhekaltrit i mundën në gjysmëfinale të Superkupës, andaj ky takim po pritet me interesim të madh. Të dy skuadrat kanë një fitore dhe një humbje.

Bashkimi, që ishte finalist i Superkupës do të ndeshet me Vëllaznimin, që ka hyrë nga Liga e Parë në Superligë. Prizrenasit kanë një fitore dhe një humbje, kurse kuqezinjtë dy humbje nga dy ndeshje.

Java 3

E mërkurë

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19:00 Ponte Prizreni – Peja

E enjte

19:00 Rahoveci – Sigal Prishtina

19:00 Bashkimi – Vëllaznimi

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori