LAJMI I FUNDIT:

​Motra e Afrim Zhitisë: Heronjtë na kanë mësuar si të jetojmë dhe si të vdesim

​Motra e Afrim Zhitisë: Heronjtë na kanë mësuar si të jetojmë dhe si të vdesim

Në 31-vjetorin e rënies së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu gjatë ditës së sotme u bënë homazhe tek varrezat e tyre.

Për të përkujtuar jetën dhe sakrificën e më të dashurve të tyre, aty kishin dalë familjarë e bashkëluftëtarë të të dy heronjve.


Në mesin e tyre ishte edhe motra e heroit Afrim Zhitia, Sadete Zhitia e cila kujtoi për KosovaPress kontributin e heronjve të kombit, duke çmuar lart sakrificën më sublime të tyre për vendin.

Për të, këto 31 vite ishin të vështira pa vëllain, porse theksoi se forcën e gjetën në sakrificën e tij për liri.

“Është krenari por natyrisht edhe dhimbje dhe humbje e gjithë popullit shqiptar. Në një mënyrë a në një tjetër e kanë paguar shumë shtrenjtë luftën dhe lirinë tonë që sot po e gëzojmë. Janë vite të dhimbshme, përvjetorë të dhimbshëm, por është satisfaksion sepse vdekja një ditë do të vijë por pyetja është se si vjen ajo dhe si e jetojmë jetën. Mendoj se heronjtë e kanë jetuar jetën dhe na kanë mësuar se si duhet jetuar dhe sesi duhet të vdesim”, u shpreh ajo.

Ajo ka folur edhe për atë sesa është arritur të përmbushet amaneti i të rënëve, për çka tha se ndonëse Kosova është larg nga qëllimi i luftës, megjithatë ka shenja që po shkohet drejt asaj fitoreje.

“Me të gjitha vështirësitë që i kemi tejkaluar mendoj që është bërë një punë e madhe dhe janë bërë të arritura të mira drejt qëllimit të heronjve të Kosovës. Pavarësisht se kemi shumë dëshirë që të arrihen gjëra dhe më të mira dhe jemi larg ndoshta nga qëllimi i luftës sonë, mendoj se jemi drejt asaj fitoreje dhe jemi në rrugë të drejtë”, tha ajo.

Ndryshe, homazhe pranë varreve të heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu bënë edhe personalitete shtetërore si presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti si dhe figura të tjera publike dhe politike.

Në trend Lajme

Më shumë
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Lajme
Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Lajme
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Kalo në kategori