Prokuroria themelore e Strugës ka ngritur sot dy kallëzime të reja kundër kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, që kanë të bëjnë me emërimin e drejtorëve në shkollat në Strugë. Në njërën vepër, Merko akuzohet për punë të papërgjegjshme pasi ka marrë vendim me të cilin për ushtrues detyre drejtor në një shkollë fillore në fshatin Podgorcë.
“Ka caktuar person që nuk i ka plotësuar kushtet, gjegjësisht nuk ka pasur përvojë pune së paku pesë vjet në punë edukative, siç parashihet në Ligjin për arsimin fillor. Ndonëse nuk i ka plotësuar kushtet, personi ka mbajtur detyrën e drejtorit në periudhën prej datës 11.11.2022 deri më 25.04.2023”, thonë nga PTHP Strugë.
Në rastin e dytë akuzohen katër persona. I akuzuari i parë është mësues i gjuhës frënge në një shkollë fillore në Veleshtë.
“Ajo ka përdor si të vërteta tre dokumente false, të cilat i ka përdorur për të dhënë provimin profesional në Qendrën shtetërore të provimeve. Tre të tjerët, kryetari i komunës së Strugës, drejtori dhe ndihmësdrejtori i shkollës kanë pranuar dokumentet e falsifikuara në procedurë për dhënien e provimit profesional, punësimin si mësimdhënës, por edhe për caktimin e të dyshuarit të parë si ushtrues detyre drejtor i shkollës në periudhën nga 19.04.2022 deri më 06.09.2023”, shtuan nga PTHP Strugë.
Për vepër të ngjashme Merko duhet të dalë në gjykatë më 22 maj. Prokuroria së fundi ka hapur lëndë për emërimin e paligjshëm të ushtruesit të detyrës në shkollën fillore në fshatin Llabunishtë.
Përndryshe, Merko, i cili më 26 prill duhej të dalë para gjykatës për rastin e blerjes së automjetit luksoz Audi A6 me vlerë 70 mijë euro dhe tre vetura të tjera për nevoja të komunës, ai nuk u paraqit në Gjykatën Themelore të Strugës. Fillimi i gjykimit me kërkesë të mbrojtjes është shtyrë për më 3 qershor, për shkak të shqyrtimit në lëndë, që është voluminoz. Dënimi me burg për këtë vepër është një deri në pesë vite. Përndryshe, Merko gati një vit është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara si dhe u shpall persona non grata nga Departamenti amerikan i shtetit./
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zbritja e dënimit për Salih Mustafën, Murati: Nuk mund të zbutet padrejtësia e gjykimit të çlirimtarëve
Ligji për vetëqeverisje lokale nuk dihet akoma nëse do të ketë mbështetjen e nevojshme me Badenter
Inspektorati Policor i Kosovës do të analizojë pamjet dhe rrethanat e arrestimit të Arsenijeviqit
Sinani sërish ndalohet në kufi: Ndalime të paarsyetuara nga autoritetet kufitare të Serbisë
Salih Mustafës i zbritet dënimi me burgim nga 22 në 15 vite
Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in
Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë
Inspektorati Policor i Kosovës do të analizojë pamjet dhe rrethanat e arrestimit të Arsenijeviqit
Shkumbin Sekiraqa dhe i akuzuari tjetër deklarohen të pafajshëm për tentim vrasjen e ndodhur në mars të këtij viti
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur