ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Gjykatësi kushtetues Goce Naumovski e ka dorëzuar dorëheqjen e tij në Kuvend.

Nga Kuvendi për "TV21" thonë se e kanë pranuar dorëheqjen, e njëjta është arkivuar, por që ende nuk është dorëzuar deri te kryetar i i Kuvendit, Afrim Gashi.


Goce Naumovski u zgjodh gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në shkurt të këtij viti, me propozim të Kuvendit.

Naumovski është profesor në Katedrën e së Drejtës Romake në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”. Para zgjedhjes në Gjykatën Kushtetuese, ai ishte këshilltar i kryeministrit dhe është vëllai i ish-zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Vasko Naumovski.

Ai u propozua për gjyqtar kushtetues nga shumica qeverisëse.