LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve me COVID-19, Ahmeti paralajmëron krizë pas shtatë ditësh

Rritja e rasteve me COVID-19, Ahmeti paralajmëron krizë pas shtatë ditësh

Në bazë të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, paralajmëron se pas shtatë apo dhjetë ditësh, në Kosovë do të ketë krizë.

Ahmeti, në një postim në Twitter, ka shkruar se bazuar në lidhshmërinë e Kosovës me Maqedoninë e Veriut dhe vendet tjera të regjionit, në të cilat ka nisur vala e dytë e coronavirusit, kjo mund të ndodhë shpejt edhe në vendin tonë.


“205 KS – 111 Pr. Maqedoni me 600 ne ditë e shtetet e regjionit me valë të re. Duke marr parasysh lidhshmërinë tonë me këto shtete kriza na pret edhe 7-10 ditë. Kujdes me maska ju lutem!”, ka shkruar Ahmeti, transmeton Telegrafi.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 205 raste të reja me koronavirus, kanë vdekur 3 persona, ndërkaq janë shëruar 62.

Ndërsa, Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë më e goditura nga coronavirusi. Në tri ditët e fundit në Prishtinë janë regjistruar 269 raste të personave të infektuar me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori