LAJMI I FUNDIT:

Periudhë e keqe për Cityn, Fernandinho shtohet në listën e të lënduarve

Periudhë e keqe për Cityn, Fernandinho shtohet në listën e të lënduarve
(Foto: Twitter/Manchester City)

Pep Guardiola ka treguar kohëzgjatjen e mungesës së Fernandinhos, pasi braziliani u lëndua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Portos.

Skuadra angleze e nisi në mënyrën më të mirë fazën grupore të garës evropiane duke fituar me rezultat 3-1 në Etihad Stadium.


Mirëpo, aspekti negativ i të mërkurës mbrëma, ishte Fernandinho, i cili hyri në fushë në minutën e 84 dhe pësoi një lëndim në këmbë pa përfunduar takimi.

(Foto: Instagram/Fernandinho)

Në këtë mënyrë, braziliani i është bashkuar listës së gjatë të të lënduarve, ku ndodhen emra, si Kevin de Bruyne, Gabriel Jesus, Nathan Ake, Benjamin Mendy e Aymeric Laporte.

Man City fiton pa shumë vështirësi ndaj Portos
Lexo po ashtu Man City fiton pa shumë vështirësi ndaj Portos

“Lajm i keq, në vendin ku ka qenë i lënduar (më herët). Do të mungojë një kohë të gjatë. Ka ndodhur”, është shprehur Guardiola për BBC.

Më pas në konferencën për shtyp, trajneri ka thënë se mesfushori mund të mungojë nga katër deri në gjashtë javë. /Telegrafi/