LAJMI I FUNDIT:

Strategjia e Realit po tregohet e suksesshme, përfitimet e deritanishme në këtë afat kalimtar

Strategjia e Realit po tregohet e suksesshme, përfitimet e deritanishme në këtë afat kalimtar
Sergio Reguilon (Foto: Instagram/sergioregui)

Real Madridi vazhdon të bëjë progres me tri objektivat që lidhen me ekipin e parë në këtë afat kalimtar: të zvogëlojë numrin e lojtarëve, të zvogëlojë shpenzimet në paga dhe të grumbullojë fonde.

Kjo strategji ka marrë një shtytje të madhe këtë fundjavë me shitjen e Sergio Reguilon te Tottenham Hotspur. Me shitjen e tij, Los Blancos anë arkëtuar 30 milionë euro, si dhe pesë milionë të tjera janë përfshirë në formë të shtesave. Për më shumë, Mbretërit e kanë ruajtur edhe opsionin e riblerjes (për 40 milionë euro) që është valid deri në vitin 2022.


Transferimet e Achraf Hakimi (40 milionë euro plus bonuset) te Interi, Reguilon (30 plus pesë milionë euro) te Spursat, James (25 milionë euro) te Evertoni dhe Oscar (15 milionë euro plus 75 për qind të të drejtave) te Sevilla – kanë siguruar 110 milionë euro për Madridin.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Këto të hyra zvogëlojnë ndikimin negativ ekonomik të krizës së shkaktuar nga pandemia e coronavirusit.

Kësaj shifre pritet t’i shtohen rreth 10 milionë euro të tjera nga Interi dhe Tottenhami lidhur me shtesat për Achraf dhe Reguilon, ashtu që përfitimet e përgjithshme nga këto transferime pritet të jenë 120 milionë euro.

Njëherësh, Reali ka përfituar edhe nga huazimi i Gareth Bale te Spursat (deri në qershor 2021), pasi do t’ia japë vetëm gjysmën e pagës së tij prej 15 milionë eurosh. Madridi vazhdon të kërkojë zgjidhje për Marianon dhe Borja Mayoral, si edhe një mundësi huazimi për Luka Jovic.

Krahas shitjeve direkte, Los Blancos kanë përfituar edhe nga huazimi i Take Kubo te Villarreali (2.5 milionë plus 2.5 milionë euro në shtesa) dhe huazimi i Reinier te Borussia Dortmund (shuma nuk është publikuar). Edhe nga marrëveshjet për lojtarët e Castillas kanë sjellë të hyra prej 13 milionë eurosh deri më tani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori