LAJMI I FUNDIT:

Zjarret masive në Oregon, 500 mijë banorë evakuohen nga zonat e prekura

Zjarret masive në Oregon, 500 mijë banorë evakuohen nga zonat e prekura

Më shumë se 500 mijë njerëz në Oregon u detyruan të evakuohen për shkak të zjarreve masive që përshkuan vendin, raportuan autoritetet të enjten.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 15 njerëz kanë ndërruar jetë në SHBA, si pasojë e kësaj dukurie.


Situata e tanishme është veçanërisht e ashpër në Oregon, kjo pasi kushtet e zjarrit të cilat nuk janë parë për tre dekada kanë lënë të vdekur të paktën tre njerëz; duke shkatërruar edhe të paktën pesë qytete.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast autoritetet u detyruan të bëjnë evakuimin e komuniteteve nga kufiri jugor në lagjet e Portland.

Të enjten, presidenti amerikan Donald Trump, e shpalli situatën si gjendje të jashtëzakonshme. /Telegrafi/