LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Ligji për luftimin e pandemisë, fuqizon luftën tonë të përbashkët kundër COVID-19

Zemaj: Ligji për luftimin e pandemisë, fuqizon luftën tonë të përbashkët kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka përshëndetur votimin e Ligjit për luftimin e pandemisë COVID-19.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky ligj përcakton përgjegjësitë dhe rolin e institucioneve shtetërore, institucioneve publike dhe publiko-private në marrjen e masave për parandalimin, trajtimin, monitorimin dhe sigurimin e financimit dhe ndarjen e përgjegjësive gjatë pandemisë COVID-19.


Postimi i plotë:

Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për luftimin e pandemisë Covid 19 në territorin e Republikës së Kosovës. Ky ligj përcakton përgjegjësitë dhe rolin e institucioneve shtetërore, institucioneve publike dhe publiko-private në marrjen e masave për parandalimin, trajtimin, monitorimin dhe sigurimin e financimit dhe ndarjen e përgjegjësive gjatë pandemisë Covid 19. Gjithashtu, edhe masat dhe sanksionet të cilat do të ndërmerren ndaj atyre që nuk i respektojnë masat, rregullat, vendimet dhe udhëzimet e nxjerra nga organet kompetente gjatë periudhës së Covid -19. Ky ligj fuqizon luftën tonë të përbashkët kundër Covid-19, duke rritur fuqinë vepruese të institucioneve tona për të mbrojtur shëndetin publik të popullatës. #Bashkë për shëndetin e popullatës! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori