LAJMI I FUNDIT:

Kosova renditet e para në botë me vdekjet nga COVID-19 në 1 milion banorë, Kusari-Lila fajëson LDK-në për keq menaxhim

Kosova renditet e para në botë me vdekjet nga COVID-19 në 1 milion banorë, Kusari-Lila fajëson LDK-në për keq menaxhim

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 10 mijë e 795, ku prej tyre 365 kanë humbur jetën, ndërkaq 6 mijë e 411 janë shëruar.

E numri i lartë i vdekjeve ka bërë që Kosova të renditet e para në botë.


Themeluesi dhe Drejtori i Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol i cili njëherësh është edhe profesor i mjekësisë molekulare, ditë ma parë ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter rang listën e shteteve me më së shumti vdekje në një milion banorë, ku e para është Kosova.

Sipas tabelës, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja.

Kosova për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë e ka lënë prapa edhe Amerikën e cila renditet në vendin e 9-të.

Lidhur me këto statistika ka reaguar deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo përmes një reagim në Twitter ka shkruar se kaq për menaxhimin e mirë të ministrit Armend Zemaj dhe lavdërimin e Isa Mustafës për punën e kryer nga jurisiti Zemaj.

“Kaq për menaxhimin e mirë të Armend Zemaj nga LDK dhe lavdërimin e Isa Mustafës për punën e kryer nga jurisiti, Ministër i shëndetësisë. Ironikisht, duket se Isa Mustafa po lexon mbrapsht “suksesin” e Kosovës. Kush është “xhelati i vërtetë” po tregojnë statistikat”, ka shkruar Kusari-Lila.

Kujtojmë se tash e disa javë numri i vdekjeve në Kosovë brenda 24 orëve ka qenë mbi 10 persona, duke bërë kështu që shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19 të rritet.

Sipas të dhënave të IKSHP-së raste aktive me coronavirus në vendin tonë janë 4 mijë e 19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori