LAJMI I FUNDIT:

Shtetasi gjerman që u gjet i vdekur në Mitrovicë, ishte punëtor i një kompanie

Shtetasi gjerman që u gjet i vdekur në Mitrovicë, ishte punëtor i një kompanie

Një shtetas gjerman i moshës 39 vjeç, ka humbur jetën sot në rrethana ende të panjohura në Mitrovicë.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka bërë të ditur për Telegrafin se viktima ishte duke punuar për një kompani që merrej me projektin e energjisë me erë, projekt ky që është duke u zhvilluar në Bajgorë.


Një person në Mitrovicë humb jetën, bie nga dritarja e një hoteli
Lexo po ashtu Një person në Mitrovicë humb jetën, bie nga dritarja e një hoteli

Zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni ka thënë për Telegrafin se ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së shtetasit gjerman, dhe se trupi i pajetë i tij me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

Ndërkaq Policia e Kosovës, ka njoftuar se 39 vjeçari ka vdekur si pasojë e rënies nga dritarja e një hoteli në Mitrovicë.

Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë. /Telegrafi/