LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues në “Fadil Vokrri”: Prishtina dhe Drita ndajnë pikët

Nuk ka fitues në “Fadil Vokrri”: Prishtina dhe Drita ndajnë pikët

Prishtina dhe Drita i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës, pasi derbi përfundoi 1-1.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë në “Fadil Vokrri”, Endrit Krasniqi i kaloi bardhekaltrit në epërsi nga një kundërsulm i shpejt.


Prishtina nuk u ndal me kaq, pasi kishte një rast fantastik me anë të Otto John (14’), mirëpo sulmuesit i iku topi nga këmba.

Më pas ishte Drita që kishte një iniciativë të lehtë, por pa arritur të barazonte rezultatin.

Në 45 minutëshin e dytë, Drita ishte disi më kërkuese dhe në minutën e 52-të rrezikoi me anë të Betim Haxhimusës, por Haxho shpëtoi një gol të sigurt.

Endrit Krasniqi (62’) mund të realizonte edhe golin e dytë në këtë takim, pasi gjuajti rrezikshëm, mirëpo që Faton Maloku ishte me fat.

Në minutën e 80-të ndryshoi rrjedha e lojës, shkaku që Drita i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Astrit Fazliut.

Ndeshja më pas shkoi në një ritëm edhe më të lartë të lojës, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Pas javës së 30-të, Drita vazhdon të jetë lider me 65 pikë, ndërsa Prishtina në të katërtin me 58 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori