LAJMI I FUNDIT:

Koulibaly: Nuk largohem nga Napoli, ndeshja ndaj Barcelonës e vështirë

Koulibaly: Nuk largohem nga Napoli, ndeshja ndaj Barcelonës e vështirë

Kalidou Koulibaly ka thënë se nuk e kupton pse është gjithmonë i lidhur me një transferim në klube të tjera.

Mbrojtësi senegalez ka folur për “La Gazzetta dello Sport”, duke shtuar se familja e tij është e lumtur në Napoli.


“Familja ime është shumë e lumtur në Napoli, unë jam këtu tash e gjashtë vjet dhe nëse ata nuk do të kishin qenë të lumtur, unë do të  isha larguar tashmë”.

“Fëmijët e mi flasin italisht, si dhe frëngjisht, është një vend i bukur për të jetuar”.

“Unë dëgjoj fjalë çdo ditë që duhet të largohem, por jam i lumtur këtu dhe nuk mund ta kuptoj pse ekziston kjo bisedë e vazhdueshme e transferimeve kur nuk ka asgjë në horizont. Çdo ditë është një thashethem i ri”, ka thënë ai.

Tutje Koulibaly është ndalur të flas edhe për ndeshjen me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

“Ne e dimë cilësinë e Barcelonës, ​​por edhe ne kemi lojtar të nivelit të lartë dhe mund të konkurrojmë me ta”.

“Ne duhet të përgatitemi për Ligën e Kampionëve, sepse do të ketë vetëm ga një ndeshje dhe rezultati duhet të merret”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori