United nuk heq dorë nga transferimi i Van de Beek, gati oferta e re në drejtim të Ajaxit
Manchester United nuk është duke u dorëzuar për të nënshkruar me Dony Van de Beek.
Mesfushori holandez është shumë pranë transferimit te Real Madridi, por Djajtë e Kuq insistojnë për ta marrë atë në Old Traford.
23-vjeçari ka shkëlqyer me Ajaxin në dy edicionet e fundit dhe është bërë njëri nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë.
Gjiganti anglez kishte bërë një ofertë prej 40 milionë euro ditë më parë për lojtarin, ofertë që ishte refuzuar nga Ajax.
Tani mediat angleze dhe ato holandeze kanë raportuar se Djajtë e Kuq janë duke përgatitur një ofertë më të lartë për Van de Beek.
United është gati të ofrojë 47 milionë euro plus pesë milionë të tjera në formë bonusesh për ta transferuar holandezin në Ligën Premier.
Kjo ofertë besohet se do ta kënaq Ajaxin, ndërsa sa i përket lojtarit ai ka shprehur dëshirën për tu larguar në drejtim të një skuadre dhe kampionati më të fortë.
Gjithsesi për Van de Beek interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera si Man City, Tottenham Hotspur, Real Madrid, Newcastle United dhe Everton. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëWayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2
Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd
Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit
Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri