LAJMI I FUNDIT:

Lineker ndez edhe më shumë debatin: Messi më i miri, Ronaldo nuk është as afër tij

Lineker ndez edhe më shumë debatin: Messi më i miri, Ronaldo nuk është as afër tij

Legjenda angleze, Gary Lineker i është bashkuar debatit të përjetshëm se kush është lojtar më i madh mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, ndërsa ka zgjedhur yllin argjentinas.

Messi dhe Ronaldo padyshim që kanë qenë dy lojtarët më të shquar të brezit të tyre, duke fituar 11 herë çmimin e Topit të Artë gjatë 12 viteve të fundit.


Argjentinasi, i cili e ka kaluar tërë karrierën te Barça, mban rekordin me gjashtë çmime të Topit të Artë dhe nuk ka treguar shenja të ngadalësimit pavarësisht se i afrohet ditëlindjes së tij të 33-të.

Messi apo Ronaldo? Klopp zgjedh më të mirin
Lexo po ashtu Messi apo Ronaldo? Klopp zgjedh më të mirin

Ndërkohë, Ronaldo, 35-vjeçar, ka shijuar sukses te Manchester Unitedi, Real Madridi dhe Juventusi, ndërsa siguroi jetëgjatësinë e tij në nivelin më të lartë duke e shndërruar veten nga një anësor i sulmit në një sulmues qendre.

Të dy kanë fituar tituj të shumtë në ligë dhe Evropë, duke vendosur rekorde të reja të pashembullta të golave dhe asistimeve, por Lineker beson se Ronaldo “nuk është as afër” Messit për sa i përket aftësisë së përgjithshme.

“Njerëzit bëhen shumë fisnorë në të gjitha llojet e mënyrave në jetë, dhe Messi kundrejt Ronaldos është një prej tyre”, ka thënë fillimisht Lineker për BBC Sport.

“Shpesh zgjedhja duket se do vjen  nëse ju mbështesni Barcelonën, ​​Real Madridin, Juventusin apo këndo qoftë, që është në rregull – e kuptoj këtë”.

Rooney: Ronaldon e kam mik, por Messi është lojtar më i mirë
Lexo po ashtu Rooney: Ronaldon e kam mik, por Messi është lojtar më i mirë

“Unë jam një tifoz i madh i Ronaldos gjithashtu, por nëse po flisni për lojtarin më të mirë ndonjëherë, nuk duhet as të debatohet se është Messi”.

“Ky është vetëm mendimi im, por për mua as nuk janë afër njëri-tjetrit”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori