LAJMI I FUNDIT:

Rooney: Ronaldon e kam mik, por Messi është lojtar më i mirë

Rooney: Ronaldon e kam mik, por Messi është lojtar më i mirë

Wayne Rooney beson se Lionel Messi është më i mirë se ish-bashkëlojtari i tij te Mandchester Unitedi, Cristiano Ronaldos, pasi sipas tij superylli i Barcelonës do t’ju torturojë para se t’ju vrasë.

Rooney dhe Ronaldo torturuan mbrojtjet gjatë kohës së tyre në një skuadër të jashtëzakonshme të Unitedit, para se portugezi të bashkohej me Real Madrid në 2009.


Ata kaluan gjithsej pesë sezone së bashku në Old Trafford, ku fituan tre tituj të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2007-8, një sukses që vulosi fitimin e Topit të parë të Artë të Ronaldos.

Mancini: Ibrahimovic është nivel i Messit dhe Ronaldos
Lexo po ashtu Mancini: Ibrahimovic është nivel i Messit dhe Ronaldos

Ronaldo dhe Messi kanë vazhduar të fitojnë çmimin 11 herë së bashku, me Luka Modric lojtarin e vetëm që fitoi ​​çmimin që nga viti 2007.

Por, ish-kapiteni i Anglisë e konsideron Messin si më të mirin në planet dhe një hap përpara Ronaldos.

“Ronaldo nuk ishte i fokusuar në gola kur kemi filluar të luajmë së bashku, por ju mund të shihni se ai donte të ishte lojtari më i mirë në botë”, ka thënë fillimisht Rooney për Sunday Times.

“Ai ushtroi shumë dhe filloi të prodhojë. Cristiano është bërë një golashënues i jashtëzakonshëm dhe ai dhe Messi janë padyshim dy lojtarët më të mirë që futbolli ka parë”.

“Por, pavarësisht miqësisë time me Cristianon, unë do të shkoja për Messin. Është për të njëjtën arsye që kam dashur të shikoj Xavin dhe Paul Scholes: janë gjërat e ndryshme në lojën e Messi”.

Rooney vazhdoi të shpjegojë se ai beson se talenti natyror i Messit i jep avantazh ndaj Cristianos, të cilin sidoqoftë ai e cilëson si vdekjeprurës para golit.

Historia e futbollit do të ishte ndryshe: Ronaldo ka mundur të luante me Messin, pasi Ferguson ia ofroi Barcës para se të shkonte te Reali
Lexo po ashtu Historia e futbollit do të ishte ndryshe: Ronaldo ka mundur të luante me Messin, pasi Ferguson ia ofroi Barcës para se të shkonte te Reali

“Unë kam folur për qetësi dhe nuk mbaj mend ta kem parë Messin të shënojë duke e goditur topin me aq sa mundet. Ai thjesht e rrokullis atë, i bën aq të lehta”,

“Ronaldo është i pamëshirshëm në zonë, një vrasës. Por Messi do t’ju torturojë para se t’ju vrasë. Me Messin thjesht merrni përshtypjen se ai po argëtohet më shumë”.

“Këta të dy kanë ndryshuar plotësisht futbollin për sa i përket numrave të shënimit të golave ​​dhe nuk mendoj se do të arrihen ndonjëherë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori