LAJMI I FUNDIT:

Trump paralajmëron protestuesit: Do të përballeni me qen të egër dhe armë

Trump paralajmëron protestuesit: Do të përballeni me qen të egër dhe armë

Protestat rreth vdekjes së një burri me ngjyrë, dhe të paarmatosur, gjatë arrestimit në Mineapolis, janë zgjeruar në gjithë Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që njerëzit kanë shprehur zemërimin e tyre për një seri të vdekjeve të afrikano-amerikanëve në duart e zyrtarëve të bardhë policorë.

Garda e plotë Kombëtare e Minesotas është aktivizuar për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore pas katër netëve, ndonjëherë të dhunshme, të protestave, për vdekjen e George Floyd, i cili ka vdekur më herët gjatë kësaj jave, teksa i është bërë trysni në qafën e tij me gjunjë nga një zyrtar policor.


Guvernatori i Minesotas, Tim Walz ka thënë se angazhimi i trupave ka qenë i nevojshëm pasi protestuesit janë duke shfrytëzuar vdekjen e Floydit për të përhapur kaos, teksa ka thënë se pret që nata e 30 majit, të jetë më e ashpra.

Ai ka thënë po ashtu se një grup i supremacistëve të bardhë, dhe karteleve të drogës janë fajtorë për një pjesë të dhunës që ka shpërthyer në Mineapolis.

Protestuesit kanë bllokuar rrugët duke bërtitur “jeta e njerëzve me ngjyra ka vlerë”, teksa kanë kërkuar drejtësi për Floydin.

Shtëpia e Bardhë në Uashington është izoluar gjatë natës, pasi qindra persona kanë marshuar afër saj duke bërtitur “pa drejtësi, nuk ka paqe”.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka vëzhguar gjithë situatën dhe nëse protestuesit kalojnë ndalesat “ata do të përballen me qentë më të egër dhe armët më të rrezikshme që kam parë ndonjëherë”. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori