LAJMI I FUNDIT:

Ausilio: Lautaro largohet vetëm nëse paguhet klauzola, sa i përket Icardit do të ketë bisedime

Ausilio: Lautaro largohet vetëm nëse paguhet klauzola, sa i përket Icardit do të ketë bisedime

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio e ka paralajmëruar Barcelonën që do të shesë Lautaro Martinezin vetëm nëse paguhen 111 milionë euro, ndërsa është ndalur të flas edhe për Mauro Icardin.

Barca ka kohë që është vënë pas Martinezit, pasi ai shihet si një zëvendësim adekuat për Luis Suarezin.


Sidoqoftë, Ausilio e bëri të qartë se Interi do të hiqte dorë nga argjentinasi vetëm nëse paguhet klauzola e tij e lirimit.

“Sa i përket Martinez, ka vetëm një mënyrë se ai mund të hiqet nga Interi dhe kjo është pagesa e klauzolës së tij të lirimit”.

“Është një klauzolë për të cilën e dinë të gjithë, nuk ka asnjë pikë që fshihet prej saj. Ashtë një klauzolë sfiduese për tu aktivizuar sepse ka edhe afate”.

Barcelona pritet ta mbyll transferimin e Lautaros në muajin korrik
Lexo po ashtu Barcelona pritet ta mbyll transferimin e Lautaros në muajin korrik

“Është një klauzolë që skadon në ditët e para të korrikut, kështu që nuk do të jetë aktiv për shumë të gjatë”.

Ai shtoi se klubi nuk është duke diskutuar me asnjë klub për sulmuesin edhe pse klubet kontaktet me lojtarin i kanë marr përmes Intrerit, duke e cekur këtu edhe Barcelonën.

Pastaj drejtori sportiv i Nerazzurrëve është ndalur  të flas edhe për negociatat me Paris Saint-Germain për Mauro Icardin.

“Ekziston një mundësi për të blerë që skadon në 31 maj. Ne jemi në kontakt me Leonardo sepse ai është një mik i yni”.

“Nuk më pëlqen të flas për shifra, ka një në opsion për të blerë dhe ekziston gjithashtu një gatishmëri për të negociuar. Ne jemi të gjithë miq”, ka thënë Ausilio. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori