LAJMI I FUNDIT:

Borrell: Nuk duhet të ketë shmangie të dialogut të lehtësuar nga BE

Borrell: Nuk duhet të ketë shmangie të dialogut të lehtësuar nga BE

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë, është evropiane.

Në këtë drejtim, siç ka shkruar ai në Twitter, “si BE ne jemi të përkushtuar t’i shoqërojmë ata në çdo hap të rrugës së tyre”.


Por për ta bërë të ardhmen evropiane një realitet për njerëzit e tyre, ka shkruar tutje Borell, “nuk duhet të ketë shmangie të dialogut të lehtësuar nga BE”, përcjell Telegrafi.

Një deklaratë e Borrell vjen pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të marr pjesë në proceset negociuese që udhëhiqen nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Thaçi: Nuk kam vullnet që të marr pjesë në proceset negociuese që udhëhiqen nga Miroslav Lajçak
Lexo po ashtu Thaçi: Nuk kam vullnet që të marr pjesë në proceset negociuese që udhëhiqen nga Miroslav Lajçak

“Është inkurajues çdo vullnet nga Bashkimi Evropian në këtë drejtim. Por, personalisht, nuk jam në kontakt me Lajçakun, pasi Kurti që tre muaj është në kontakt me të dhe nuk e di sa larg kanë shkuar bisedimet, Lajçak-Kurti-Borrell. Duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi vend i pavarur dhe demokratik dhe përball kemi dy negociatorë që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Thaçi u shpreh se si president do t’i përgjigjet ftesave e samiteve që udhëhiqen nga Merkel, Macron, etj.

Ai kishte shprehur besim të plotë në lidershipin e SHBA-së, për përmbylljen e suksesshme të dialogut.

“Kam besim të plotë në lidershipin e SHBA-së, ata do ta përmbyllin suksesshëm dialogun. Pa rol udhëheqës të SHBA-së nuk ka faktor që i lëviz këto gjëra”, kishte thënë ndër të tjera presidentit i vendit, Hashim Thaçi.

Lidhur me këtë deklaratë të presidentit Thaçi kishte reaguar edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Viola von Cramon i reagon Thaçit pas deklaratës për Lajçakun
Lexo po ashtu Viola von Cramon i reagon Thaçit pas deklaratës për Lajçakun

Von Cramon në një postim në Twitter shkroi se një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, pasi sipas saj, kjo nuk është zgjedhje personale.

“Një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, nuk është një zgjedhje personale. Miroslav Lajçak e ka dëshmuar se ai është duke punuar për negociatat e orientuara drejt rezultatit. Çfarë është më e rëndësishme për Hashim Thaçin?”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori