LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Nuk kam vullnet që të marr pjesë në proceset negociuese që udhëhiqen nga Miroslav Lajçak

Thaçi: Nuk kam vullnet që të marr pjesë në proceset negociuese që udhëhiqen nga Miroslav Lajçak

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të marr pjesë në proceset negociuese që udhëhiqen nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Thaçi këtë deklaratë e tha pas një vizite që ia bëri Odës Ekonomikë të Kosovës (OEK).


“Është inkurajues çdo vullnet nga Bashkimi Evropian në këtë drejtim. Por, personalisht, nuk jam në kontakt me Lajçakun, pasi Kurti që tre muaj është në kontakt me të dhe nuk e di sa larg kanë shkuar bisedimet, Lajçak-Kurti-Borrell. Duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi vend i pavarur dhe demokratik dhe përball kemi dy negociator që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Thaçi u shpreh se si president do t’i përgjigjet ftesave e samiteve që udhëhiqen nga Merkel, Macron, etj.

“Personalisht, si president do t’i përgjigjem ftesave nëpër samite që udhëhiqen nga Merkel, Macron, etj, por nuk e kam vullnetin që të participojë në procese të negociatave që udhëhiqen nga Lajçaku”, ka thënë ai.

Ai shprehu besim të plotë në lidershipin e SHBA-së, për përmbylljen e suksesshme të dialogut. “Kam besim të plotë në lidershipin e SHBA-së, ata do ta përmbyllin suksesshëm dialogun. Pa rol udhëheqës të SHBA-së nuk ka faktor që i lëviz këto gjëra”, ka thënë ndër të tjera presidentit i vendit, Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori