Çfarë kishte ndodhur kur Ronaldo si 26-vjeçar kishte garuar me një atlet spanjoll në garën 100 metra
Cristiano Ronaldo mund të vrapojë 100 metra në 12 sekonda ka bërë të ditur një atlet spanjoll.
Angel David Rodriguez është kapiten i ekipit spanjoll të atletikës dhe ka zbuluar se ai ishte aty kur kanë bërë një garë në 25 metra.
Spanjolli e kishte ndihmuar Ronaldon në kohën kur ishte te Real Madridi dhe tani AS ka pyetur se sa shpejtë mund t’i vrapojë ai 100 metra.
“Unë isha aty dhe Ronaldo është shumë i shpejtë. Nëse do të ishin 100 metra, ai mund t’i vrapojë për 11,60 sekonda”, ka thënë Rodriguez.
Kjo nënkupton se mbi dy sekonda e gjysmë rekordit të Usain Boltit, që ka regjistruar rekordin 9,58 në 100 metra.
Rodriguez që në Spanjë njihet si ‘Zogu’, ka 21 tituj dhe ai ka sqaruar se si kishte shkuar t’i ndihmonte 35-vjeçarit në kohën kur kishte vetëm 25 vite.
“Isha duke bërë një raport se si vraponte Cristiano Ronaldo, Aty ne duheshim të vraponim në disa stile të ndryshme, duke demonstruar një garë në mes të një atleti dhe një futbollisti”, ka thënë ai.
“Ai është shumë i shpejtë dhe shumë i mirë në lëvizjet e tij. Është e qartë se ai stërvitet shumë”.
Rodriguez më tej ka zbuluar se Ronaldo ka arritur të mposhtë atë në një garë diagonale, derisa ka zbuluar se ai kishte përgatitje tjetër nga atëherë.
“Ajo ishte si një kurth që kishin vendosur ata për mua, që të fillonim të vraponim në mënyrë diagonale. Ishte sikur të bëni që një atlet të luajë tenis duke vallëzuar”, ka sqaruar më tej ai.
Ronaldo në atë kohë kishte një fizik të ndërtuar, por që edhe në këtë moshë, trupi i tij flet shumë, derisa në testet mjekësore te Juventusit, kur ishte transferuar nga Real Madridi, thuhej se muskujt e tij ishin të një 20-vjeçari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMilani piketon yllin e Real Madridit si transferimin e parë për verë
Paqueta rrezikon të përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian
Flick ka punuar me tre lojtarë aktual të Barcelonës - kryesia katalunase e pyeti vetëm njërin se si punon trajner gjerman
Golden Eagle Ylli e mbyll çerekun e parë në epërsi ndaj Trepçës
Publikohet lista me top 10 klubet më të vlefshme në botë - Man United në vendin e dytë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës