LAJMI I FUNDIT:

Yllka Kuqi kujton shoqen e saj të ngushtë, luftëtaren Yllka Domi në 21-vjetorin e rënies

Yllka Kuqi kujton shoqen e saj të ngushtë, luftëtaren Yllka Domi në 21-vjetorin e rënies
Yllka Kuqi dhe shoqja e saj, Yllka Domi (Foto: Instagram)

Sot janë bërë 21 vite që nga rënia heroike e luftëtares 17 vjeçare, Yllka Domi, e cila ra dëshmore në Betejën e Çabratit, më 7 maj të vitit 1999.

Me këtë rast, këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi ka kujtuar shoqen e saj të ngushtë.


Artistja i ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale, përmes të cilit ndan disa momente të ditës kur ishte vrarë Domi.

Yllka Kuqi (Foto: Instagram)

“Shoqe të ngushta përgjithmone, këtë i premtuam njëra-tjetrës ditën e fundit kur u pamë me 24 mars 1999… për t’u ndarë përgjithmonë më 7 maj 1999. E ndjej si sot trishtimin që ndjeva kur më thanë që të kanë parë të vrarë në Çabrat teksa unë po shikoja nga dritarja e dhomës time tymin që dilte nga djegia e lagjes tënde e që ishte jo larg banesës time”.

Të gjitha lajmet nga Yllka Kuqi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Yllka Kuqi

“Nuk deshëm të besojmë atë lajm as unë e as Albina e vazhduam në luftë e pas luftës të kërkonim kudo që njerëzit na thonin se të kanë parë e dëgjuar për ty. Na thanë se je gjallë dhe kjo na mbajti një kohë të gjatë derisa ta gjetën trupin. Trupin tënd nuk e kam parë e as që doja apo do kisha dashtë ndonjëherë ta shoh. Dua të besoj se ti jeton. Akoma të shoh në ëndërr si të gjallë. Shoqja ime më e mirë, e bukura ime Yllka Domi”, ka shkruar mes tjerash ajo.

View this post on Instagram

BestFriendsForever❤️Kete i premtuam njera tjetres diten e fundit kur u pame me 24 mars 1999…per tu ndare pergjithmone me 7 maj 1999…E ndjej si sot trishtimin qe ndjeva kur me thane qe t’kan pare te vrare ne Çabrat teksa une po shikoja nga dritarja e dhomes sime tymin qe dilte nga djegja e lagjes tende e qe ishte jo larg baneses time…Nuk deshem ta besonim ate lajme as une e as Albina e vazhduam ne lufte e pas luftes te t’kerkonim kudo qe njerzit na thonin t’kane pare e degjuar per ty…Na thane se je gjalle dhe kjo na mbajti nje kohe te gjate derisa ta gjeten trupin… Trupin tend nuk e kam pare e as qe doja apo do kisha dasht ndonjehere ta shoh… dua ta besoj se ti jeton…Hala t’shoh n’anderr si t’gjalle…Shojqa ime me e mire… e bukura ime Yllka Domi ❤️ @albina_hana

A post shared by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi) on May 7, 2020 at 3:40am PDT

Yllka përndryshe tash e një kohë është zhvendosur në Kanada së bashku me burrin e saj, Astrit Pallaskën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori