LAJMI I FUNDIT:

Gold AG intervistohet nga Policia e Kosovës

Gold AG intervistohet nga Policia e Kosovës

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, gjatë ditës së martë është marrë në pyetje nga organet e rendit.

Ai është paraqitur në Policinë Kosovës për t’u marrë në pyetje lidhur me këngën e tij më të fundit, “Shkronjat e Arta”.


Arsyeja e kësaj ndalese, duket të ketë qenë dyshimi se teksti i këngës mund të nxisë përçarje.

Foto: Gold AG/Instagram

Lajmin për Telegrafin, e ka konfirmuar Zyrtarja për informim e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Gold AG flet pas intervistimit nga policia, falënderon fansat për mesazhet dhe përkrahjen
Lexo po ashtu Gold AG flet pas intervistimit nga policia, falënderon fansat për mesazhet dhe përkrahjen

“Sot në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, është iniciuar rast ‘Nxitja e përçarjes dhe mos-durimit’. Lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe po ashtu edhe i dyshuari. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, kanë thënë për Telegrafin nga zyra për informim në PK.

Përndryshe, kënga me motive patriotike “Shkronjat e Arta” e reperit Gold AG u publikua më 26 mars, dhe është një kompozim i Ardian Kastratit me tekst të vet reperit me prejardhje nga Presheva. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori