LAJMI I FUNDIT:

Trajnerja Doruntina Arifi tregon disa këshilla dhe ushtrime në kushte shtëpie gjatë pandemisë së COVID-19

Tashmë ka kaluar më shumë se një muaj që kur virusi COVID-19 është përhapur në masë të madhe në vend, e po ashtu me këtë rast ka bërë që të pezullohen të gjitha aktivitetet.

Në mesin e shumë gjërave, meqenëse jemi tërë kohën të izoluar brenda në shtëpi dhe gjatë tërë kohës më pasiv, një kujdes të veçantë duhet t’ia kushtojmë edhe vetes.


Për të mbajtur trupin më në formë dhe për rritjen e energjisë në këtë situatë të vështirë, trajnerja e njohur e fitnesit, Doruntina Arifi, vjen në një intervistë për Telegrafin, ku tregon disa këshilla dhe aktivitete që mund t’i bëjmë edhe gjatë qëndrimit në shtëpi.

Doruntina Arifi (Foto: Telegrafi)

“Ushtrimet mundemi t’i bëjmë të gjitha ato që janë pa pajisje. Ka shumë ushtrime.Unë ua rekomandoj klienteve të mia që ushtrimet me qenë sa më shumë me intensitet të lartë. Do të mundohem që shumë shpejt t’i bëj videot dhe t’i postoj në Instagram Facebook, pasi deri tani nuk kisha kohë duke u marrë me projektin e ri që sapo apo gati është në përfundim. Por mundohem të ju tregoj që sa më shumë të bëjnë ushtrime me fokus të krahët, te shpina”, ka thënë Doruntina Arifi për Telegrafin.

Ndërkohë që, trajnerja nga Gjilani thotë se një rol të rëndësishëm në gjithë këtë e luan ushqimi dhe duhet të jemi tejet të kujdesshëm në këtë aspekt.

“Edhe nëse ushtron fitnes me pajisje pa pajisje gjithmonë më e rëndësishme është ushqimi. E di që nuk mundemi me qenë të shëndetshëm tërë kohën por shumicën e kohës me u mundu me qëndru të shëndetshëm”, vazhdon më tej Arifi.

Krejt në fund, Arifi ndan disa këshilla me ndjekësit e portalit Telegrafi, të cilat janë të domosdoshme në këtë kohë pandemie globale.

“Këshilla ime e vetme është që mos me u ndal me u mundu me u marr me aktivitet fizik pasi nuk është që të lodh por vetëm ju ndihmon më shumë në jetë. Këtë sfidën e kam pritur me shumë pozitivitet për shkak që jeta të sjell gjithçka. Është e vështirë por e kalojmë këtë sfidë dhe kthehemi prapë. Shpresoj që mos me u rrit më shumë viktimat për atë arsye po mundohem të ju them që qëndroni në shtëpi dhe shijojeni çdo moment në këtë pushim me gjithë pozitivitetin në këtë krizë, kshtu që mundohu me qenë mirë dhe shpresoj që do kthehemi shumë shpejt e të vazhdojmë tutje”, e përfundon intervistën e saj për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori