LAJMI I FUNDIT:

Sipas një studimi të ri, pacientët pa simptoma shkaktuan 44 për qind të rasteve nga coronavirusi

Sipas një studimi të ri, pacientët pa simptoma shkaktuan 44 për qind të rasteve nga coronavirusi

Gati gjysma e rasteve të coronavirusit u bartën nga pacientët të cilët fillimisht nuk kanë shfaqur simptoma, sipas një studimi të ri të publikuar në “naturemedicine”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, studiuesit thanë se pacientët me COVID-19 të pranuar në një spital të qytetit Guangzhou të Kinës, ishin me gjasë të prekur ditë më parë, para shfaqjes së simptomave.


Studimi mblodhi 32 “mostra fyti” për 32 ditë, të 92 pacientëve të pranuar nga 21 janari deri më 14 shkurt.

“Ne kemi vërejtur ngarkesën më të lartë virale në ‘mostrat e fytit’ në kohën e shfaqjes së simptomave, dhe kemi konstatuar se infektiviteti arriti gjatë dhe para fillimit të simptomave”, thuhej në studim.

Duke iu referuar studimeve të tjera për përhapjen e virusit, studiuesit thanë se ka të ngjarë që pacientët të jenë infektuar prej dy deri në tre ditë para se të fillonin simptomat e tyre.

“Kjo tregon se një pjesë e konsiderueshme e transmetimit mund të ketë ndodhur përpara se personat e infektuar të shfaqnin simptoma”, shkruajnë studiuesit.

Sipas përdorimit të sistemeve të modelimit, studiuesit vlerësuan se 44 për qind e rasteve janë transmetuar gjatë fazës presimptomatike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori